Nënkryetari i VV’së Glauk Konjufca e ka quajtur shumë të dëmshme marrëveshjen e arritur në Shtëpinë e Bardhë.
Marrëveshja e cilësuar historike nga Shtëpia e Bardhë, sipas Glauk Konjufcës është më e dëmshmja për vendin që nga viti 2015.
“Kjo që e pamë ishte një marrëveshje, më e dëmshmja që kemi pa që nga viti 2015”, tha Konjufca i ftuar në emisionin “DPT te Fidani” në T7.
“Prej vitit 2015 nuk ka pasur marrëveshje më të dëmshme se kjo sepse në tavolinë të negociatave tash po dalin edhe resurset e Kosovës, e jo çfarëdo resursi por resursi më i rëndësishëm që e ka Kosova, e që është resursi ujor. 70 për qind e resursit ujor që ka Kosova është në Ujman”, tha Konjufca.
“Më e rëndësishme është heqja e njohjes. Njohja nuk ishte askund në këtë takim. Kjo ka qenë heqja dorë më e madhe e Republikës së Kosovës. E dyta është Ujmani”, tha Konjufca.
“Thika është metaforë…çka është thika, thika është diçka që ndanë. Ujmani për shtetin e Kosovës është ekzistencial, jetik. Unë se di qysh s’po shqetësohen këta’, theksoi ai.