×
  • Lajme
  • Lajme

    Komunat shprehen të gatshme për hapjen e shkollave më 1 shtator

    FrontOnline
    22 Gusht 2020

    Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka thënë se drejtorët komunalë të arsimit dhe të gjitha komunat janë shprehur të gatshme që të fillojë viti i ri shkollor më 1 shtator të këtij viti.

    Në Edicionin Special në Klan Kosova, ai ka theksuar se është hartuar një master plan me tre modalitete dhe se komunat së shpejti do ta kenë vendimin final se me cilin skenar do të zhvillohet mësimi.

    “Gjatë muajit korrik dhe këtij muaji kemi pasur takime të rregullta me ministrin e Arsimit, Ramë Likajn dhe Kryeministrin Avdullah Hotin dhe deri dje kemi punuar së bashku me të gjithë drejtorët komunalë të arsimit dhe të gjitha komunat janë shprehur të gatshme që të fillojë viti i ri shkollor në shtator me një pjesë e klasave”.

    “Është hartuar master plani me tre modalitete: Modaliteti i parë është që të gjithë të kthehen nëpër shkolla dhe kjo është dëshirë e të gjithëve. Sa do të jetë kjo e realizueshme varet nga vendimi i komunave”.

    “Kryetarët e komunave e kanë vullnetit që viti i ri shkollor të fillojë me modalitetin A. Mirëpo, është e pamundur që të kthehen të gjithë nxënësit me 1 shtator. Komunat do ta kenë vendimin final se në cilin skenar do të zhvillohet mësimi”.

    Ibrahimi ka theksuar se nëse numri i nxënësve është jashtëzakonisht i madh [30-40], ata do të ndahen në grupe.

    “Këta skenarë do të diskutohen edhe një herë dhe do të merret vendimi së bashku me ministrin Likaj dhe Kryeministrin Hoti të hënën dhe aty do të bëhet gjithçka e qartë”.

    Ai ka shtuar se mësimi në distancë do të zhvillohet në ato shkolla ku ka numër më të madh të të infektuarve.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.