×
  • Lajme
  • Lajme

    Komuna që drejton Haki Rugova i dha tenderin kompanisë më çmimin më të lartë

    FrontOnline
    25 Gusht 2020

    Zyra Kombëtare e Aludimit ka gjetur se komuna e Istogut e cila drejtohet nga Haki Rugova ka shpërblyer me tender kompaninë më çmimin më të lartë, raporton Front Online.

    Më tutje në raport thuhet se për kontratën Loti I ”Ndërtimi i rrugës Hul Huli- Istog i Poshtëm” së bashku me Aneks kontratën, ne kemi krahasuar ofertën fituese me ofertat e Operatorëve të tjerë të vlerësuar si të përgjegjshëm gjatë procesit të prokurimit. Ne kemi vërejtur se në implementimin e kontratës OE fitues ishte më i shtrenjtë se sa ofertuesi tjetër i pa suksesshëm për 3,592€.

    Gjithashtu në kontratën tjetër Loti III “Asfaltimi i rrugës në lagjen Dekaj-Istog i Poshtëm” në implementim kontratës OE fitues ishte më i shtrenjtë se sa ofertuesi tjetër i pasuksesshëm për 2,302€. Komuna posedonte projektin ekzekutiv dhe rrjedhimisht ka pasur të dhëna rreth sasive të kërkuara për realizimin e projektit. Mirëpo nuk ishte përcaktuar paramasen dhe parallogarinë për secilin artikull që do ta ndihmonte Autoritetin Kontraktues në përzgjedhjen e ofertës me çmimin më të ulët, parimit të ekonomizimit.

    Ky aktivitet është publikuar me çmim për njësi me kërkesë të njësisë kërkuese me arsyetim që infrastruktura rrugore është interes i komunitetit dhe për arsye të shfrytëzimit të parasë publike. Kjo ka ndodhur për shkak të mos zbatim të procedurës të kritereve të përzgjedhjes së operatorëve ekonomik fitues, duke mos pasur parasysh peshën e artikujve në çmimin total” thuhet në raportin e ZKA-së, raporton Front Online. Sipas auditorit vlerësimi i dobët i nevojave ka rezultuar me kosto më të lartë të punëve dhe mos arritjes së vlerës për paranë e shpenzuar. “Kryetari i komunës duhet të siguroj se njësitë kërkuese në bashkëpunim me zyrën e prokurimit bëjnë një analizë të detajuar të vlerësimit të nevojave që të arrihet shfrytëzimi sa më ekonomik i fondeve publike” thuhet në raportin e ZKA-së, raporton Front Online.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.