×
  • Tenderët
  • Tenderët

    Komuna e Prishtinës anuloi tenderin 200 mijë euro, vendimi vlerësohet si i pabazuar

    FrontOnline
    13 Shkurt 2020

    Komuna e Prishtinës ka anuluar aktivitetin e prokurimit në vlerë prej rreth 200 mijë euro për furnizim me pajisje mjekësore për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), duke e eliminuar nga gara kompaninë “Lego SHPK” me arsyetimin se kjo e fundit nuk ka ofruar dëshmi të mjaftueshme për kontrata të realizuara në vlerë prej 100 mijë euro në tri vitet e fundit.

    Por, me këtë vendim nuk është pajtuar kompania e eliminuar nga gara e as eksperti shqyrtues i angazhuar nga Organi Shqyrtues i Prokurimit, Ilir Halili, i cili pas shqyrtimit të dosjes së tenderit ka rekomanduar që të aprovohet ankesa e kompanisë “Lego” dhe njëkohësisht lënda të kthehet në rivlerësim, raporton portali “Front Online”.

    Zeqir Fetoshi, përfaqësues ligjor i kompanisë “Lego SHPK”, ka deklaruar në seancën e Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) se  arsyeja e eliminimit nga gara të kësaj kompanie është plotësisht e pabazuar, pasi që, siç ka thënë ai, kanë dërguar dëshmi të mjaftueshme se kanë tejkaluar vlerat e kontratave të realizuara në shumë prej 100 mijë euro në tri vitet e fundit.

    “Ju lutem të shikoni listën e kontratave dhe referencat të cilat i kemi bashkangjitur, sepse ne kemi ofruar dëshmi konkrete dhe të mjaftueshme për tu shpallur fitues i këtij Loti”, ka thënë Fetoshi në seancën e OSHP-së, duke shtuar se Komuna e Prishtinës në këtë aktivitet të prokurimit ka vepruar në kundërshtim me Rregullat dhe Udhëzuesit Operativ për Prokurim Publik.

    Ai është pajtuar me konstatimet e ekspertit shqyrtues, i cili, siç tha ai, e ka analizuar në detaje ofertën e kompanisë “Lego”, konkretisht kontratat dhe referencat që i posedojnë.

    Në anën tjetër, Kaltrina Dalipi nga Komuna e Prishtinës ka kërkuar që të hidhet poshtë ankesa e kompanisë “Lego”, pasi që, sipas saj, kjo e fundit është eliminuar nga gara se nuk ka realizuar kontrata në tri vitet e fundit në vlerë prej 100 mijë euro.

    “Operatori ekonomik ka ofruar dëshmi, mirëpo të gjitha ato dëshmi janë për material shpenzuese dhe asnjë nuk është për pajisje mjekësore”, ka pohuar Dalipi.

    Por, eksperti shqyrtues nuk është pajtuar me deklaratat e zyrtares së Komunës së Prishtinës, duke thënë se ka konstatuar në raport se referencat e kompanisë ankuese janë në rregull.

    Vendimi i Panelit Shqyrtues për këtë aktivitet Prokurimit do të merret në ditët në vijim, deri sa portali “Front Online” do t’u mbaj të informuar në vazhdimësi për rrjedhën e këtij procesi të prokurimit.

     

    Nga Rubrika
    Auto18 Dhjetor 2024
    Gazeta gjermane e biznesit Handelsblatt shkruan se Volkswagen po shqyrton lëvizjen e prodhimit të modelit Golf nga Wolfsburg në Meksikë, duke cituar...
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Komuna e Kamenicës që udhëhiqet nga Kadri Rahimaj i Lëvizjes Vetëvendosjes ka shpërblyer me tender gati 2 milionësh konsorciumium “El-Bau” & “Eing...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka shpallur sot tenderin 56 milionësh ndërtimin dhe rindërtimin e stadiumeve në Ferizaj, në Pejë, në...
    Të tjera
    Vip21 Dhjetor 2024
    Gili së bashku me djalin sonte nisin rrugëtimin e “BBVA”. Ata në këtë rrugëtim do të jenë si një banor i vetëm....
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka takuar strukturat e partisë në Llap, për çfarë ka thënë se takimi u...
    Hulumtime21 Dhjetor 2024
    Sonte zhvillohet super meçi mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fury, që është i dyti mes tyre brenda këtij viti. Ky duel pritet...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Egli Tako është banorja e parë që ka hyrë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Ajo është 27 vjeçe dhe ka...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur mbrëmjen e sotme të Dheu i Bardhë, në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.