×
  • Lajme
  • Lajme

    Komuna e Mitrovicës zë vendin e dytë për transparencë

    FrontOnline
    31 Dhjetor 2020

    Komuna e Mitrovicës vitin 2020 po e përmbyll edhe me një sukses në fushën e transparencës për qeverisje komunale, duke u radhitur e dyta në nivel të komunave të Kosovës.

    Kujtojmë që ditë më parë Komuna e Mitrovicës, është radhitur e para në nivel të Kosovës për performancën më të mirë në kuadër të Grantit të Përformancës – Mjedisi i Pastër.

    Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) sot ka bërë publikimin e raportit i cili matë transparencën në 38 komuna të Kosovës, në kuadër të projektit “Promovimi i Komunave Transparente dhe të Përgjegjshme të Kosovës përmes Indeksit të Transparencës në Qeverisjen Lokale”, projekt ky i mbështetur nga USAID-i.

    Nga ky raport Komuna e Mitrovicës është radhitur në vendin e dytë në nivel Kosove me pikët e përgjithshme 98.75%, duke u cilësuar si ndër komunat më transparente për transparometrin komunal për vitin 2019 sipas Institutit Demokratik të Kosovës (KDI).

    Ky vlerësim është bërë në bazë të raportit nga metodologjia e matjes së transparencës dhe llogaridhënies për vitin 2019, në 38 komunat e Kosovës nga Instituti Demokratik i Kosovës.

    Komunat janë vlerësuar në bazë të 41 treguesve, të grupuar në gjashtë shtylla tematike, ku Komuna e Mitrovicës në këtë raport është vlerësuar si ndër Komunat më transparente për vitin 2019, duke treguar kështu një rezultat mjaft të mirë në nivelin e transparencës dhe llogaridhënies, në mënyrë që qytetarët të kenë qasje në informatat publike dhe të jenë pjesë e politik-bërjes në nivelin Komunal.

    Banori apo banorja i/e radhës në BBVK vjen nga Tirana, por kush është ai/ajo?
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Drejtori i Inspeksionit Florian Dushi ka njoftuar për inspektimin e linjave të autobusëve, kontrollin e taksive ilegal dhe të rregullt në pjesë...
    Lajme26 Prill 2024
    Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka folur në ‘Forumin për Siguri të mbajtur në Budapest të Hungarisë. Ai...
    Lajme26 Prill 2024
    Një person ka pësuar lëndime në fshatin Raushiq të Pejës, si pasojë e një aksidenti ku u përfshinë dy vetura dhe një...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata...
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Lajme26 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje mbi takimet që ka zhvilluar këtyre ditëve në Gjermani. Ai tha se kryefjala e vizitës së...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi rrethin lindor të Tajvanit të Hualien këtë të shtunë (sipas kohës lokale). Njoftimi u dha nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.