×
  • Lajme
  • Lajme

    Komiteti i Gjilanit kundër COVID-19 mban takim me drejtorët e shkollave

    FrontOnline
    24 Shtator 2020

    Komiteti i Gjilanit për parandalimin e përhapjes së COVID-19, ka mbajtur sot takim me drejtorët e shkollave të Gjilanit, duke respektuar masat kundër virusit.

    Qëllimi i takimit, i cili është udhëhequr nga nënkryetari, Arbër Ismajli, ka qenë vlerësimi i procesit mësimor gjatë këtyre dy javëve, lidhur me respektimin e masave anti-COVID-19.

    Ismajli, në emër të Komitetit, ka kërkuar mobilizim shtesë në mënyrë që të parandalohet përhapja e virusit corona, duke monitoruar në vazhdimësi nxënësit dhe mësimdhënësit lidhur me mbajtjen e maskave, mosgrumbullimin, përkatësisht mbajtjen e distancës.

    Në takim të Komitetit kanë marrë pjesë dhe kanë adresuar qëndrimet e tyre edhe Dr. Ajhane Sefiu, drejtoreshë e QRSHP’së në Gjilan, Dr. Ukshin Ismaili, drejtor Klinik në Spitalin e Përgjithshëm, Selami Xhemaili, drejtor për Shëndetësi dhe Mireqënie Sociale, Dr. Arbenita Hajdari, drejtoreshë e QKMF’së, sikurse edhe drejtori i Arsimit, Nazim Gagica.

    Nga Rubrika
    Lajme02 Qershor 2025
    Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni është i ftuar sonte në emisionin sportiv “Favorit” në T7. Hyseni foli rreth problemeve rreth...
    Lajme02 Qershor 2025
    Inspektorati Policor ka njoftuar se të shtunën ka ndodhur një incident mes disa personave, mes tyre një zyrtar policor. “Inspektorati Policor i...
    Lajme02 Qershor 2025
    Analisti Visar Ymeri ka komentuar protestën e përfaqësuesve të bizneseve të cilët të enjten kanë bllokuar hyrjet në Prishtinë, si shenjë kundërshtimi...
    Të tjera
    Lajme01 Qershor 2025
    Blerta Rexha është 24-vjeçarja e cila vdiq pas një vetaksidenti që ndodhi sot në rrugën Drenas-Skenderaj, saktësisht në fshatin Polluzhë. Vdekjen e...
    Lajme01 Qershor 2025
    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar ditëlindjen e 90-të të Ambasadorit William Walker, e cila u mbajt në qytetin...
    Bota/Rajoni01 Qershor 2025
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka folur për herë të parë në lidhje me sulmet me dronë në Rusi. Ai sapo ka...
    Lajme01 Qershor 2025
    Gjendja e të riut që u aksidentua në Polluzhë të Drenasit është stabile. Këtë e ka bërë të ditur Drejtori i Emergjencës...
    Opinione01 Qershor 2025
    Për më shumë se dy dekada, Kosova ka funksionuar pa një strategji të qëndrueshme për sektorin energjetik. Që nga viti 2000 deri...
    Artikull i Sponsoruar01 Qershor 2025
    Zbuloni magjinë e verës buzë ujit në një nga ambientet më të kërkuara të sezonit! Lakeside Hotel ju fton të festoni hapjen...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.