×
  • Lajme
  • Lajme

    Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes e fton për raportim Agim Veliun

    FrontOnline
    16 Qershor 2020

    Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, kryesuar nga Bekë Berisha, zv/kryetar i komisionit, u shqyrtua raporti vjetor i Agjencisë për Informim dhe privatësi, për vitin 2019.

    Raporti u prezantua nga drejtori i përgjithshëm i kësaj agjencie, Bujar Sadiku, ndërkaq, anëtarë të Komisionit kërkuan një varg sqarimesh nga ai. Me theks të veçantë, u diskutua lidhur me kërkesat për qasje në dokumente zyrtare, vendimet e ankesave të qytetarëve apo atyre zyrtarëve të cilëve u është shkelur privatësia dhe një sërë çështjesh tjera që ndërlidhen me punën e kësaj agjencie.

    Po ashtu, u kërkua nga përfaqësues të kësaj agjencie që të jenë të kujdesshëm dhe këmbëngulës në zbatim të ligjit.

    Pas shterimit të diskutimit lidhur me këtë raport, Komisioni diskutoi edhe lidhur me zgjedhjen e Komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi, duke theksuar në vijim që paneli të vazhdojë tutje punën për zgjedhjen e Komisionerit.

    Krejtësisht në fund, Komisioni, miratoi raportin dhe procedohet në seancë plenare.

    Komisioni po ashtu vendosi që në mbledhjet e radhës të ftohen për raportim ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, dhe më pas të raportojë edhe u.d i kryeshefit të Inspektoratit Policor të Kosovës.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë solemne. Seanca do të mbahet në nderim të 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së. Seanca...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës, me ç’rast ka deklaruar “krenar me Policinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti mund të propozohet nga Lëvizja Vetëvenedosje për President. Gazeta Express merr...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Zëvendësimi i Udhëheqësit Suprem të vrarë të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, me djalin e tij të dytë, Mojtaba Khamenei, do të thoshte...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një avion luftarak F-35 izraelit rrëzoi një avion luftarak iranian YAK-130 mbi Teheran, sipas ushtrisë izraelite, duke shënuar herën e parë që...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Eksperti Koen Herlaar pohoi se në 16 vite përvojë pune si pjesë e Institutit Kriminalistik të Holandës i ka kryer 24 akt-ekpertiza...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Pentagoni ka publikuar emrat e katër ushtarëve rezervë të Ushtrisë Amerikane të vrarë në luftën kundër Iranit. Ata ishin midis gjashtë anëtarëve...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Irani është afër zgjedhjes së Udhëheqësit të ri Suprem, thotë zyrtari Irani është afër zgjedhjes së një Udhëheqësi të ri Suprem për...
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.