×
  • Lajme
  • Lajme

    Komisioni për Shëndetësi diskuton për shëndetin oral, kërkohet ligj i veçantë dhe kujdes më i madh për fëmijët

    FrontOnline
    28 Mars 2024

    Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ka mbajtur diskutim për organizimin e tryezës për shëndetin oral dhe diskutim për mbikëqyrjen e ligjeve të përcaktuara.

    Komisioni u dakordua që tryeza të mbahet të martën, me 16 prill, ndërsa disa deputetë patën shqetësime për mungesën e një ligji të veçantë që rregullon shëndetin oral dhe kujdesin te fëmijët.

    Deputeti i VV-së, Mirsad Shkreta, tha se në Kosovë nuk diskutohet për shëndetin oral, ndërsa sa i përket këtij shëndeti, qytetarët më shumë janë të orientuar te ordinancat private.

    “Që nga paslufta, shëndeti oral në kuptimin e legjislacionit në krejt botën është i rregulluar me ligj të veçantë. Pse në Kosovë sot nuk diskutohet për shëndetin oral është sepse shumica e shërbimeve janë të orientuara te privati, kjo është një barrë e rëndë për qytetarin”, tha ai.

    Një shqetësim tjetër që u ngrit nga Shkreta ishte edhe sëmundja e kariesit tek fëmijët për të cilët nuk ka ndonjë indeks. Ndërsa tha se shëndeti oral nuk është luks por parakusht.

    “Nuk kemi indeks të kariesit se sa fëmijë i kanë dhëmbët e prishur, kjo rezulton se niveli i prishjes së dhëmbëve te fëmijët tanë është shumë i madh, kjo duhet të jetë alarm shumë i madh për të gjithë ne. Unë mendoj se e kemi për obligim dhe është koha e fundit të reflektojmë se shëndeti oral nuk është luks,  por parakusht për një jetë të shëndoshë. Ta pasurojmë listën të kemi një debat të mirëfilltë për këtë shqetësim”, shtoi ai.

    Tutje, komisioni vazhdoi diskutimin lidhur me ligjet e përcaktuara.

    Deputeti, Bekim Haxhiu, tha se kanë pasur takime Odën “Standardi i Punës”, me ç’rast është caktuar një grup, ku do të takojnë veç e veç secilën Odë, ai ftoi edhe anëtarët e komisionit.

    “E kemi pas një takim me Odën Standardi i Punës, është caktuar si grup punues ne duhet të takojmë veç e veç secilën odë për t’i pa vështirësitë nga procesi zgjedhor deri te zbatimi i ligjit sa e respektojnë odat këtë. Mundeni me marrë pjesë përgjatë vizitave tona”, tha ai.

    Kollçaku, kërkoi diskutim më dinamikë në debat, duke thënë se do kërkojnë regjistrin e ndërmarrjeve.

    “Për shkak të përfituesve ne do ta kërkojmë regjistrin e ndërmarrjeve dhe pastaj vazhdojmë me procedurat e rregullta që të jetë një ligj zbatues. Sa është afirmuar në këtë ligj”, tha ajo.

    Anëtarja e Komisionit, Labinotë Demi- Murtezi, tha se ligji për odat shëndetësore të hyjë direkt në përdorim derisa ligji për mbikëqyrje kërkon më shumë monitorim.

    Ndërsa, deputeti, Xhavit Avdyli sugjeroi dy propozime.

    “Me i thirr si grup, ose një takim me e pas me ministrin e financave, cilat janë bazat nënligjore dhe propozimi i dytë ta mbajmë një tryezë e cila do shërbente për informim”, tha ai.

    “Jam i zhgënjyer me këtë ligj sepse kanë mbetur në sirtar. Ne si komision kemi bërë që të monitorojmë këtë ligj sepse nuk kemi mundësi me e vizitu një departament ne duhet me e sensibilizu këtë ligj ose me e ndryshu sepse ndërmarrja speciale është një organizatë që shkon mes të një OJQ, unë e shoh si OJQ. Deri më tash nuk ka ndërmarrje sociale”, shtoi Haxhiu.

    Kurse, Armend Zemaj, kërkoi thirrjen edhe të shoqatave të logopedëve.

    “Në kuadër të ndryshimeve ligjore propozoj të thërrasim shoqatën e logopedëve që është e nevojshme për shëndetësi nëse ka propozime mund të ua dëgjojmë të ua japim mundësinë me i dëgju”, tha ai.

    Tutje, Burim Meta, kërkoi që të marrin me urgjencë ligjin për transplantim të veshkave dhe ligjin për përdorimin e narkotikëve.

    “Kërkoi të shohë se ku është ligji për transplantim të veshkave, narkotikë për faktin se kjo e fundit është në rritje mosha e përdorimit është ulur për 10 vite. Në mungesë të një platforme ligjore”, tha Meta.

    Të njëjtin propozim e mbështeti edhe deputeti Haxhiu.

    Deputeti Dreshaj, tha se të dyja ligjet janë të rëndësishëm por kanë kosto të lartë buxhetore.

    “Kemi shtruar shumë kërkesa të cilat është e vështirë t’ i adresojmë. Mendoj se të gjitha propozimet e kanë një emërues të përbashkët, vullnetin për zgjedhje”, tha Dreshaj./eo

    Në MINIMAX kanë filluar zbritjet finale me çmime fikse 2€, 5€, 7€, 9€
    Nga Rubrika
    Lajme27 Prill 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, sot do të bëjë nderime te Memoriali për të Pagjeturit. E para e shtetit, nderimet tek memoriali...
    Lajme27 Prill 2024
    Kryesia e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhet me datë 29 prill nga ora 11:00. Fillimisht në rend ditës është “Miratimi i...
    Lajme27 Prill 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se të dielën do të jetë për vizitë në Hamburg të Gjermanisë ku do të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka thënë se ëndrra e tij është që shqiptarët të jetojnë në një shtet të...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Bashkia e Tiranës dhe Ambasada franceze në Shqipëri kanë nënshkruar marrëveshje në fushën e industrive kreative. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Ministri i Brendshëm Taulant Balla tha sot nga Korça, se Policia e Shtetit i ka gati masat për përballimin e fluksit në...
    Vip26 Prill 2024
    Blogerja Sara Hoxha, e njohur si gruaja e këngëtarit të njohur Ledri Vula, pas krisjes së marrëdhënies me partnerin e saj, ka...
    Lajme26 Prill 2024
    Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka folur në ‘Forumin për Siguri të mbajtur në Budapest të Hungarisë. Ai...
    Lajme26 Prill 2024
    Një person ka pësuar lëndime në fshatin Raushiq të Pejës, si pasojë e një aksidenti ku u përfshinë dy vetura dhe një...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.