×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Komisioni Evropian mbështet rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi

    FrontOnline
    26 Qershor 2020

    Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, ka shprehur mbështetje për rifillimin e dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit, i cili, siç ka thënë, është thelbësor për përparimin e këtyre vendeve drejt BE-së.

    Ajo këto komente i ka bërë gjatë një takimi me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Bruksel.

    Sipas shërbimit për shtyp të KE-së, Vuçiq dhe Ursula von der Leyen u pajtuan për rëndësinë e përparimit të Serbisë në reformat e nevojshme për anëtarësimit në BE, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.

    Është thënë gjithashtu, se presidentja e KE-së ka inkurajuar udhëheqjen serbe, që pas zgjedhjeve parlamentare në Serbi, të zhvillojë një dialog të mirëfilltë me të gjitha forcat politike, me qëllim të inicimit të reformave, të cilat kërkojnë një konsensus të gjerë.

    Shërbimi për shtyp konfirmoi se Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, Mirosllav Lajçak, ishte gjithashtu i pranishëm në këtë takim.

    Një ditë më parë, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ishte në Bruksel. Pas takimit me Hotin, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha se është e nevojshme të vazhdohet dialogu mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve.

    “Gjatë takimit tonë, theksova nevojën urgjente për përparim në dialogun Beograd-Prishtinë. Emërimi i fundit i ambasadorit, Mirosllav Lajçak si Përfaqësues i Posaçëm i BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë, ilustron fokusin e BE-së në këtë dialog, vazhdimi i të cilit është paraparë të ndodhë në muajin korrik në Bruksel”, tha Michel në një deklaratë.

    Dialogu është ndërprerë në fund të vitit 2018, për shkak të një takse që u ka vënë Qeveria e atëhereshme e Kosovës prodhimeve të importuara nga Serbia.

    Barrierat tregtare me Serbinë tani janë hequr.

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po ashtu ka paralajmëruar mbajtjen e një samiti në Francë, në mes të Kosovës dhe Serbisë, në javën e tretë të korrikut./REL

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni20 Gusht 2025
    Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Hamallajt në Durrës. Sipas mediave shqiptare, një person është qëlluar...
    Bota/Rajoni20 Gusht 2025
    Evropa duhet të rrisë presionin mbi Aleksandar Vuçiçin për të shmangur një tërheqje më të thellë demokratike Bordi Editorial i Financial Times...
    Bota/Rajoni20 Gusht 2025
    Policia franceze po merr në pyetje një burrë nën dyshimin për vrasje, pasi katër trupa u gjetën në lumin Sena pranë Parisit....
    Të tjera
    Lajme20 Gusht 2025
    Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe kandidatja e propozuar e VV-së për kryetare kuvendi, Donika Gërvalla, ka reaguar pas dështimit...
    Bota/Rajoni20 Gusht 2025
    Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Hamallajt në Durrës. Sipas mediave shqiptare, një person është qëlluar...
    Vip20 Gusht 2025
    Kryeqyteti austriak, Vjena, është shpallur zyrtarisht si qyteti mikpritës i Eurovision Song Contest 2026. Kjo do të jetë hera e tretë që...
    Lajme20 Gusht 2025
    Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë sanksionuar gjyqtarin francez Nicolas Yann Guillou, i cili ishte gjyqtar i procedurës paraprake në rastin e...
    Bota/Rajoni20 Gusht 2025
    Evropa duhet të rrisë presionin mbi Aleksandar Vuçiçin për të shmangur një tërheqje më të thellë demokratike Bordi Editorial i Financial Times...
    Kronika20 Gusht 2025
    Zyrtarë policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, Njësia e Prizrenit, së bashku me hetuesit policor nga SP Suharekë, pas...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.