×
  • Lajme
  • Lajme

    KOMF-i u bën thirrje institucioneve që të angazhohen për zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës

    FrontOnline
    17 Korrik 2020

    Koalicioni i Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve, me rastin e hyrjes në fuqi të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës, i ka bërë thirrje Qeverisë dhe komunave që angazhohen që ky ligj të gjejë zbatimin e nevojshëm dhe të garantojë të drejtat dhe mbrojtjen e të gjithë fëmijëve në Kosovë.

    Përmes një komunikate drejtuar mediave, KOMF ka thënë se ky logj shënon një hap shumë të rëndësishëm për Kosovën drejt përmbushjes së zotimit për të mbështetur e garantuar të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve.

    “Duke konsideruar gjendjen aktuale të fëmijëve, mungesën e shërbimeve adekuate dhe nevojën e menjëhershme për ndërhyrje për garantim të mbrojtjes së tyre, KOMF apelon edhe një herë ndaj gjithë institucioneve qendrore e lokale për të bërë prioritet absolut mbrojtjen e fëmijëve dhe për të ndërmarrë në mënyrë të menjëhershme të gjithë hapat e nevojshëm për zbatim rigoroz dhe tërësor të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës”, thuhet në komunikatë.

    Ligji për Mbrojtjen e Fëmijës ka për qëllim të mbrojë fëmijën nga të gjitha format e dhunës, abuzimit, apo ndonjë forme tjetër që vë në rrezik jetën, sigurinë, shëndetin, edukimin dhe zhvillimin e fëmijës. Ky ligj ka për qëllim të sigurojë përgjegjësitë e prindërve, familjes, organit të kujdestarisë, shoqërisë dhe të shtetit në kujdesin, mbrojtjen dhe zhvillimin e fëmijës, si edhe ngritjen e sistemit të integruar e funksional të mbrojtjes së fëmijës.
    Komunikata e plotë:

    KOMF thirrje institucioneve për tu angazhuar për zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës

    KOMF, me rastin e hyrjes në fuqi të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës, i bën thirrje Qeverisë dhe komunave që të angazhohen që ky ligj të gjejë zbatimin e nevojshëm dhe të garantojë të drejtat dhe mbrojtjen e të gjithë fëmijëve në Kosovë. KOMF bën thirrje që zbatimi i Ligjit për Mbrojtje të Fëmijës të marrë vëmendje dhe investim të menjëhershëm nga të gjithë sektorët dhe po ashtu të kthehet në prioritet për institucionet që punojnë në mbrojtje të fëmijëve.

    Ligji për Mbrojtjen e Fëmijës i hartuar për herë të parë në Kosovë, hyn në fuqi sot më 17 Korrik 2020, duke shënuar një hap shumë të rëndësishëm për Kosovën drejt përmbushjes së zotimit për të mbështetur e garantuar të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve.

    Hyrja në fuqi e këtij ligji sot, e gjen vendin në një situatë dhe gjendje edhe më kritike si pasojë e pandemisë Covid-19, e cila mbi të gjitha ka rënduar gjendjen e fëmijëve. Prej disa muajsh tashmë, shumë fëmijë kanë mbetur pa marrë shërbimet dhe mbrojtjen e nevojshme që ndihmojnë në zhvillimin e tyre. Në gjendje shumë të rëndë vazhdojnë të jenë fëmijët me aftësi të kufizuara dhe fëmijët e përfshirë në punë të rënda. Në anën tjetër izolimi i zgjatur dhe kushtet e rënda të jetesës kanë ndikuar në rritjen e përdorimit të dhunës ndaj fëmijëve dhe në përgjithësi rritjen e dhunës në familje.

    Ligji për Mbrojtjen e Fëmijës ka për qëllim të mbrojë fëmijën nga të gjitha format e dhunës, abuzimit, apo ndonjë forme tjetër që vë në rrezik jetën, sigurinë, shëndetin, edukimin dhe zhvillimin e fëmijës. Ky ligj ka për qëllim të sigurojë përgjegjësitë e prindërve, familjes, organit të kujdestarisë, shoqërisë dhe të shtetit në kujdesin, mbrojtjen dhe zhvillimin e fëmijës, si edhe ngritjen e sistemit të integruar e funksional të mbrojtjes së fëmijës.

    Duke konsideruar gjendjen aktuale të fëmijëve, mungesën e shërbimeve adekuate dhe nevojën e menjëhershme për ndërhyrje për garantim të mbrojtjes së tyre, KOMF apelon edhe një herë ndaj gjithë institucioneve qendrore e lokale për të bërë prioritet absolut mbrojtjen e fëmijëve dhe për të ndërmarrë në mënyrë të menjëhershme të gjithë hapat e nevojshëm për zbatim rigoroz dhe tërësor të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës!

    Organizatat anëtare të KOMF mbeten të përkushtuara të mbështesin institucionet në hartimin e akteve nënligjore dhe në zbatimin e ligjit. KOMF poashtu bazuar në misionin e tij do të monitorojë procesin e zbatimit të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Mars 2025
    Eguen Cakolli nga Demokracia në Veprim ka kritikuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për mos mbajtje të fjalëve në procesin e fundit zgjedhor,...
    Lajme14 Mars 2025
    Inspektorati Policor të Kosovës, kanë rekomanduar suspendimin për dy zyrtarë policorë, njëri rast në Gjakovë kurse rasti tjetër në Prishtinë. Nga IPK...
    Lajme14 Mars 2025
    Dy të reja nga Gjilani, Arbnora Basha dhe Antiana Thaqi, kanë humbur jetën tragjikisht pas një askidenti të rëndë me veturë në...
    Të tjera
    Lajme14 Mars 2025
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë thirrje që protestuesit nga Podujeva të respektojnë vendimin, ashtu siç veprojnë edhe linjat e tjera...
    Vip14 Mars 2025
    Dita e sotme ka qenë me vizitorë të ndryshëm në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”. Dita e...
    Bota/Rajoni14 Mars 2025
    Pak përpara largimit nga Tirana, Marta Kos, Komisionerja për zgjerimin në Komisionin Evropian, vlerëson hapat e Shqipërisë drejt BE-s me çeljen e...
    Lajme14 Mars 2025
    Gjykata Speciale ua ka vazhduar paraburgimin Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Kështu thuhet në vendimin e publikuar nga Specialja, transmeton Periskopi. Sipas Gjykatës,...
    Lajme14 Mars 2025
    Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka njoftuar se nesër KQZ do të mbajë mbledhje e ku në rend dite do të jetë...
    Lajme14 Mars 2025
    Kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka pritur në takim diplomatin francez në Kosovë, Olivier Guerot. Të dy bashkë kanë biseduar rreth zhvillimeve...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.