Cindy Kimberly është një modele që u bë shumë e njohur kur në vitin 2015, këngëtari Justin Bieber postoi një foto të saj në profilin e tij me një përshkrim të shkurtër: “Omg, kush është kjo?”.
“Kur ndodhi kjo, mendova se miqtë e mi po bënin shaka me mua, kështu që nuk i besoja. Kur e pashë me sytë e mi, mendova se po ëndërroja”, tha ajo.
Fotoja ka udhëtuar nëpër botë. Interneti bëri të mirën dhe kjo bukuroshe e gjeti shpejt veten në shfaqjet e stilistëve të famshëm – Marc Jacobs, Philip Plaine, dhe gjithashtu bëri modë për markat Charlotte Tilbury, Alo Yoga, Revolve … Ajo bëri editoriale të modës për revistat ” El”, “Cosmopolitan”, “Vogue”:
“Më pëlqen të bëj foto dhe më duket se gjithmonë mësoj diçka të re në xhirime. Gjithmonë kam dashur të bëhem modele që kur kam qenë fëmijë”, ka thënë së fundmi ajo për revistën “Maxim”.
Është interesant fakti se para se të bëhej modele kujdesej për fëmijët dhe mbante veten në këtë mënyrë, ndërsa dy vite më parë u përfol se ishte në një lidhje me pilotin britanik të Formula 1 Louis Hamilton. Ajo me atë rast ka deklaruar për revistën “People” se ata janë “vetëm miq dhe nuk do të komentojnë më lidhjen e tyre”./FrontOnline/