×
  • Lajme
  • Lajme

    Komandanti i FSK-së zhvillon vizitë zyrtare në Shqipëri

    FrontOnline
    23 Korrik 2020

    Me ftesë të homologut të tij, sot komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës gjenerallejtënant Rrahman Rama zhvilloi vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë.

    Kjo vizitë është realizuar në kuadër të planit të bashkëpunimit ushtarak dypalësh midis Forcës Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

    Agjendën e tij, gjeneral Rama me delegacionin shoqërues e filloi me vizitën në Ministrinë e Mbrojtjes, ku me ceremoni dhe nderimet më të larta ushtarake u pritë nga homologu i tij, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku shoqëruar nga stafi i tij më i lartë.

    Në Ministrinë e Mbrojtjes, Rama, takimin e parë e zhvilloi me zëvendësministrin e Mbrojtjes, Petro Koçi dhe stafin e tij.

    Koçi e njoftoi gjeneral Ramën me zhvillimet kryesore të Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, vlerësimin e lartë të nivelit të bashkëpunimit ndërministror dhe ndërushtarak me zotimin për thellim dhe zgjerim të mëtejmë të këtij bashkëpunimi.

    Nga ana e tij i pari i FSK-së shprehu falënderime për ftesën dhe mikpritjen.

    Ai vlerësoj vlerësoi lart mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe instancat tjera shtetërore për mbështetjen e deritashme në të gjitha aspektet me theks të veçantë në aspektin e diplomacisë ushtarake, ku si vend anëtare e NATO-s, Kartës së Adriatikut (A5) dhe iniciativave rajonale të sigurisë dhe mbrojtjes, ka ndikuar shumë në fuqizimin e pozicionit të ministrisë sonë dhe FSK-së në strukturat përkatëse.
    Rama zhvilloi takimin me homologun e tij me gjeneral Kollçakun.

    Në fillim të takimit, të dy gjeneralët informuan njëri – tjetrin lidhur me zhvillimet e përgjithshme aktuale të forcave, sfidave aktuale të shkaktuara nga kriza e pandemisë COVID-19 si dhe objektivat zhvillimor për të ardhmen.

    “Pastaj fokusi i takimit në mes të dy delegacioneve respektive ishte në çështjet kryesore me interes të përbashkët, respektivisht vlerësimin e shkallës së realizimit të Planit të bashkëpunimit ushtarak dypalësh FSK-FARSH, aktivitetet në proces të realizimit si dhe ato të planifikuara për të ardhmen. Gjeneral Rama shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin e lartë për mbështetjen e deritashme në të gjitha fushat të FARSH për FSK-në duke shprehur gatishmërinë për vazhdimin e ofrimit të mbështetjes së ndërsjellë nga ana e FSK-së në fushat që vlerësohen nga ana e FARSH. Nga ana e tij, gjeneral Kollçaku, çmoi lart të arriturat e deritashme të FSK-së me theks të veçantë në aspektin e profesionalizimit të burimeve njerëzore dhe shkallës së operacionalitetit të gjitha këto të dëshmuara me sukseset e larta në të gjitha nivelet arsimore-stërvitore të përbashkëta në kuadër të akademive dhe stërvitjeve shumëkombëshe, si dhe në operacionet e realizuara. Në fund të dy u dakorduan për intensifikimin e bashkëpunimit në nivel të mbështetjes së ndërsjellë dhe në nivel të shkëmbimeve të eksperiencave, aftësive dhe kapaciteteve në fushat me interes të përbashkët. Gjatë takimit gjeneral Kollçaku shoqërohej nga drejtori i Drejtorisë së Planifikimit dhe Monitorimit të Mbrojtjes (J-5/8), kolonel Bilbil Bitri, drejtor i kabinetit të tij, Kolonel Arben Zani, oficeri i J5/8, nënkolonel Fredi Maksuti dhe këshilltari i tij politik, Perikli Koliqi”.

    Në takim të veçantë, gjeneral Rama u prit edhe nga presidenti i Republikës së Shqipërisë shkëlqesia e tij Ilir Meta i cili shprehu edhe njëherë admirimin e madh për FSK-në dhe besimin e plotë për perspektivën zhvillimore të saj të afërt në strukturat operacionale të NATO-s në misione paqeruajtëse duke fuqizuar rolin e Kosovës në funksion të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal e më gjerë.

    Gjeneral Rama i ritheksoi mirënjohjen dhe falënderimin për kreun e shtetit shqiptar për mbështetjen e tij të pandërprerë në të gjitha etapat e zhvillimit të forcave ushtarake të vendit nga të gjitha pozitat e tij të lidershipit shtetëror dhe besimin e plotë në rolin dhe angazhimin e njëjtë për FSK-në edhe në të ardhmen. Për këtë arsye edhe simbolikisht i dhuroi uniformën kamuflazh të FSK-së.

    Gjatë vizitës dhe takimeve gjeneral Rama u shoqërua nga delegacioni i përbër prej atasheut të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës në Republikën e Shqipërisë, kolonel Bashkim Shillova, këshilltarit ushtarak, nënkolonel Berat Shala, zyrtarit për politika dhe marrëdhënie ndërinstitucionale, Ali Bajqinovci si dhe asistentes ushtarake, kapiten Manushaqe Nura.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Korrik 2025
    Nesër parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës, lokalisht parashihen reshje të shkurtra shiu....
    Lajme15 Korrik 2025
    Një person është arrestuar sot në Mitrovicë nga Policia e Kosovës, pasi u kap në posedim të një arme zjarri pa leje....
    Lajme15 Korrik 2025
    Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë nesër një konferencë për media. Konferenca do të nmbahet duke filluar nga ora 14:00, në...
    Të tjera
    Lajme15 Korrik 2025
    Agjencia e Kosovës për Akreditim është bërë sërish pjesë e Regjistrit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR), si...
    Lajme15 Korrik 2025
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri në emisionin Rubikon të Klan Kosovës, tha se kuvendi ka dështuar për të 47-ën...
    Lajme15 Korrik 2025
    Pacientët me kancer po detyrohen ta sigurojnë vetë terapinë, pasi në Klinikën e Onkologjisë mungon një pjesë e ilaçeve të nevojshme. Ata...
    Lajme15 Korrik 2025
    Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme , duke thënë se Gjykata nuk po e pengon digjitalizimin e biznesve...
    Sport15 Korrik 2025
    Një kalim i Armando Brojës në kampionatin gjerman nuk do të ishte surprizë, pasi futbollisti shqiptar preferohet së tepërmi atje. Më herët...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.