
FSK-ja nuk ka asnjë kufizim që ia ndalon shkuarjen në veri të vendit.
Këtë garancë e dha i pari i kësaj force, gjenerali Rrahman Rama, në një intervistë për portalin Front Online.
Si dëshmi përmendi dy raste.
“S`kemi as një kufizim, as nuk kemi pas as kërkesë që të intervenojmë. Kemi pasur dy operacione në pjesën veriore, një në liqenin e Ujmanit, një në lumin Ibër. Jemi koordinuar me KFOR-in bashkërisht i kemi kryer detyrat me te cilat kane pasur nevoje detyrat “, tha ai.
Koordinimi me KFOR-in, ai e arsyeton me kompetencat që ka kjo organizatë i ka të përcaktuara në rezolutën 1224.
“Ka institucione tjera, policia, AME-ja që është e obliguar që ligjërisht të kryejë aktivitete ose operacione te emergjencës. Nëse ata nuk mund t`i kryejnë ato obligime dhe kanë nevojë për ne, atëherë ne intervenojmë dhe jemi intervenuesi i tretë, gjithmonë duke mos anashkaluar KFOR-in, që ka mandat, bazuar në rezolutën 1224”, theksoi ai për Front Online.
As Ushtria s`ishte imune ndaj virusit, situata megjithatë u tejkalua
Imunë ndaj Coronavirusit nuk ishin as pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
5 nga ta u infektuan me këtë sëmundje ngjitëse. Infektimit, pos tyre, nuk i shpëtoi edhe një shërbyes civil në Ministrinë e Mbrojtjes.
Këtë e ka bërë të ditur në një intervistë për portalin Front Online, Komandanti i kësaj Force, gjenerali, Rrahman Rama.
Ky tregoi se të njëjtit pas shërimit i janë kthyer përsëri punës.
“Fatbardhësisht ne kemi pasur 5 raste si të uniformuar dhe një rast tjetër si shërbyes civil në Ministrinë e Mbrojtjes. Të gjitha rastet kanë qenë raste kontakti, fatbardhësisht nuk kanë pasur asnjë simptomë. Tash janë në gjendje të mirë. Fatbardhësisht nuk ka pasur asnjë rast tjetër”, u shpreh ai për Front Online.