×
  • Lajme
  • Lajme

    Koalicioni Pro Open kërkon pezullimin e menjëhershëm të ndërtimit të hidrocentraleve në Kosovë

    FrontOnline
    29 Qershor 2020

    OSHC-të e koalicionit Pro Open përmes një reagimi kanë kërkuar të pezullohen urgjentisht punimet në ndërtimin e hidrocentraleve në Kosovë deri në harmonizimin e strategjisë së energjisë së ripërtërishme konform Marrëveshjes së re të Gjelbër të Bashkimit Evropian.

    Prishtinë, 29 qershor– Në kohën kur Kosova po përballet me një mungesë të theksuar të ujit të pijshëm, Ministria e Tregtisë përmes vendimit të saj po e lejon degradimin e lumenjve duke lejuar ndërtimin e hidrocentraleve.

    Ne, organizatat e shoqërisë civile të koalicionit Pro Open, shprehim zhgënjimin e thellë me të gjitha qeveritë, të cilat asnjëherë nuk i kanë trajtuar me seriozitet thirrjet për ndalimin e degradimit të ambientit dhe varrosjen e lumenjve të Kosovës. Institucionet publike pa dallim, përtej deklaratave të thata, kanë vazhduar të injorojnë zërin e ngritur nga qytetarët për më shumë se gjysmë dekade përmes protestave si dhe zërin e shoqërisë civile në mbrojtje të resurseve natyrore dhe ndalimin e abuzimit me ujin, të cilat edhe në këto ditë të pandemisë po shkatërrohen me intensitet të lartë të punimeve në zonën turistike të Brezovicës, pjesë integrale e Parkut Kombëtar “Sharri”, pasojat e mëdha mjedisore nga hidrocentralet në Deçan, si dhe dëmet potenciale në tokat bujqësore përskaj brigjeve të këtyre lumenjve.

    Qytetarët dhe përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile në Kosovë, vazhdimisht kanë prezantuar argumente dhe fakte se si lumenjtë, ambienti dhe popullata që jeton në afërsi të tyre po shkatërrohen dhe degradohen në pa kthim nga ndërtimi i hidrocentraleve të vogla.

    Për më shumë, këto hidrocentrale janë vlerësuar të padobishme edhe në nivel ndërkombëtarë, dhe vazhdimi i ndërtimit të tyre bie ndesh me Marrëveshjen e re të Gjelbër të Bashkimit Evropian për sigurimin e energjisë të ripërtërishme.

    Ne, ju rikujtojmë se sot po ndërtohen hidrocentrale të vogla, në hapësirat e parqeve kombëtare dhe zona turistike me potencial zhvillimor, që shkatërrojnë florën dhe faunën, devijojnë lumenjtë, reduktojnë dhe rrezikojnë furnizimin e popullatës me ujë, dhe shumë dëme të tjera.

    Për këto arsye, ne organizatat e shënuara më poshtë kërkojmë nga Qeveria dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës që urgjentisht të marrin vendim që të pezullohen punimet në ndërtimin e mini-hidrocentraleve dhe hidrocentraleve të vogla, dhe urgjentisht të rishikohet strategjia për burime të ripërtërishme të energjisë, konform Marrëveshjes së re të Gjelbër të Bashkimit Evropian.

    Ne, organizatat e shoqërisë civile, kërkojmë që në asnjë formë të mos ndërmerret asnjë veprim në drejtim të punimeve në këto hidrocentrale, derisa të rishikohen të gjitha dokumentet relevante të institucioneve përgjegjëse në lidhje me ndërtimin e mini-hidrocentraleve dhe hidrocentrale të vogla si dhe derisa të definohet qartë interesi publik në lidhje me mbrojtjen e ambientit, lumenjve, jetës së qytetarëve dhe këtyre projekteve të hidrocentraleve., thuhet në reagimin e OSHC-ve: Iniciativa për Progres (INPO), Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS), Demokraci Plus (D+), Çohu, FOL, Instituti Riinvest, Ec Ma Ndryshe, Environmentally Responsible Group (ERA), OJQ Gjethi dhe Kosovo Advocacy and Development Center (KADC).

    Vlera Devolli bashkë me liderin e CDU-së në promovimin e Sara Rosner
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.