×
  • Lajme
  • Lajme

    KMDLNJ: Specialja shkeli në mënyrë flagrante të drejtat e njeriut

    FrontOnline
    25 Qershor 2020

    Pas publikimit të lajmit për aktakuzë nga Gjykata Speciale ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe disa personave të tjerë, ka reaguar Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.

    KMDLNJ thotë se rregullorja e brendshme e punës së Zyrës së Prokurorit të Specializuar nuk ka të drejtë, pa pëlqimin e palës, as të tregojë identitetin e personit apo personave të ftuar qoftë në cilësinë e të dyshuarit apo të dëshmitarit.

    “Bërja publike e emrave të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, pa u konfirmuar aktakuza nga gjykatësi i procedurës paraprake, është shkelje e paskrupullt e rregullores së punës, veprim joprofesional dhe tendencioz sikur që paraqet shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut”, thuhet në reagim.

    Përmendja vetëm e emrave të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, sipas KMDLNJ-së, paraqet diskriminim ndaj tyre duke i vënë në pozitë të pabarabartë me të tjerët.

    Argument shtesë që dëshmon se iu është bërë e padrejtë Thaçit dhe Veselit, sipas KMDLNJ-së, është se në lajmërimin për aktakuzë është përmendur edhe përpjekja e Thaçit dhe Veselit për të pengua punën e Gjykatës Speciale.

    “Nëse Kuvendi i Kosovës e ka votuar ligjin për themelimin e Dhomave të Specializuara dhe nëse kjo vazhdimisht theksohet nga ndërkombëtarët se këto Dhoma të Specializuara janë pjesë e sistemit të drejtësisë të Kosovës, atëherë është krejtësisht normale që këta deputetë apo ky Kuvend, ashtu siç e ka votuar Ligjin për themelimin e Dhomave të Specializuara, sipas së njëjtës procedurë edhe mund të votojnë për zhbërjen e saj”, thotë KMDLNJ, ndërsa shton se “është fakt se kjo gjykatë nuk ka asnjë lidhje me sistemin e drejtësisë në Kosovë, nuk i nënshtrohet ligjeve të Kosovës dhe nuk e pranon autoritetin kosovar prandaj edhe nuk mund të zhbëhet, as nga Hashim Thaçi, as nga Kadri Veseli dhe as nga askush në Kosovë”.

    Kjo për faktin se “në një aneks marrëveshje është rregulluar se në muajin gusht 2020 kur i skadon mandati kësaj gjykate, për vazhdimin e saj nuk ka nevojë fare të kërkojë pajtimin e autoriteteve kosovare por se mandati i vazhdohet me automatizëm”, potencon KMDLNJ.

    “Prandaj, nuk është aspak profesionale dhe etike, që në këto rrethana të dezinformohet opinioni se në gusht deputetët e Kuvendit të Kosovës mund ta zhbëjnë këtë gjykatë. Absolutisht kjo është e pamundur në bazë të marrëveshjes së nënshkruar midis Kosovës dhe Holandës”, ka theksuar KMDLNJ-ja.

    Nga Rubrika
    Lajme18 Shkurt 2025
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav. Në...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Luan Gacaferi, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, në një postim skandaloz të publikuar së fundi, u gëzohet problemeve shëndetësore të ish-presidentit...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, në ceremoninë e organizuar nga presidentja Vjosa Osmani, tha se sot po nderohet kontributi i atyre që...
    Të tjera
    Lajme18 Shkurt 2025
    Presidenti shqiptar, Bajram Begaj, ka shkuar sot për vitizë në shtabin e KFOR-it, në Camp Film City në Prishtinë, ku është pritur...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Kosova dje më 17 shkurt i ka mbushur 17 vjet të shtetësisë. E me rastin e ditës së Pavarësisë, presidentja Vjosa Osmani,...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Rezultati zgjedhor i 9 shkurtit do ta ndërlikojë formimin e institucioneve të reja. Arben Gashi që ishte shef i Grupit parlamentar të...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ka folur lidhur me atë se çka kishte ndodhur me faqën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, mbrëmjen e 9...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ka folur lidhur me atë se çka kishte ndodhur me faqën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, mbrëmjen e 9...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Zyrtarja e lartë e Ambasadës së SHBA-së, Anu Prattipati, e cila është edhe e ngarkuar me punën e ambasadores, ka qëndruar për...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.