×
  • Lajme
  • Lajme

    KMDLNj kërkon të hetohet rasti i kërcënimit ndaj Kurtit

    FrontOnline
    20 Maj 2020

    Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar pas postimit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili tha se është kërcënuar me jetë

    KMDLNj përmes një komunikate ka theksuar se kërkon të hetohet ky rast.

    “Sipas një postimi nga kryeministri Kurti qytetarët e Kosovës janë informuar se kryeministri Kurti qenka kërcënuar me jetë si dhe familja nga “Garda Vullnetare Shqiptare “, e panjohur deri më tani. KMDLNj është e shqetësuar sepse është rritur numri i kërcënimeve përmes rrjeteve sociale e që po shkakton pasiguri për të kërcënuarit sikur edhe për opinionin aq më parë që këto raste nuk po zbulohen dhe se edhe në raste kur po zbulohen shqiptimi i masave po jetë në shpërputhje të madhe me pasojat që po i shkakton”, thuhet në reagimin e KMDLNj’së.

    KMDLNj ka kërkuar nga Policia e Kosovës përkatësisht nga Njësia kundër krimeve kibernetike dhe Prokuroria e Shtetit ta hetojnë rastin në mënyrë që kërcënuesit të nxirren para drejtësisë dhe të pamundësohet hapësira për spekulime apo përfitime politike nga kushdoqoftë që e ka një qëllim të tillë.

    “Policia e Kosovës ka potencial të duhur profesional dhe teknik që të zbulojë adresën nga është dërguar ky kërcënim dhe kërcënimet tjera. KMDLNj kërkon nga të gjitha palët të përmbahen nga deklarimet paragjykuese dhe spekulative e që kanë për qëllim të ushtojnë presion dhe ndikim në opinion, ekskluzivisht për qëllime politike”, thekson KMDLNj.

    Po ashtu KMDLNj thotë se e përkrah reagimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës e cila kërkon që t’i mos i bëhet presion gjatë shqyrtimit të rastit të Dekretit të Presidentit për mandatarin e propozuar për formimin e Qeverisë së Kosovës.

    “Në këtë kontekst për KMDLNj është i papranueshëm dhe absurd çdo kërkesë e zyrtarëve dhe bartës të posteve institucionale për mosrespektim apo mospranim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese , cilido qoftë ai vendim. Çdo vendim i Gjykatës Kushtetuese është i padiskutueshëm dhe çdo thirrje për kundërshtim, qoftë përmes protestave apo moszbatim është rrezikim i rendit kushtetues në Kosovë”, thekson komunikata.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.