×
  • Lajme
  • Lajme

    KMDLNj: Është koha për lehtësimin e masave kufizuese

    FrontOnline
    22 Shtator 2020

    Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të njeriut po konsideron se është koha për lehtësimin e masave kufizuese për COVID-19

    Përmes një komunikate për media, KMDLNj deklaron se vendosja e maskave në ambiente të hapura është e panevojshme.

    Po ashtu, KMDLNj thotë se është i paarsyeshëm dënimi për shoferët të cilët janë të vetëm në makinë, apo të shoqëruar nga anëtarë të familjes.

    “Ka qenë krejtësisht e paarsyeshme shqiptimi i dënimit për ngarësin e automjetit që ka qenë i vetëm në makinë apo me anëtarë të ngushtë të familjes dhe nuk kanë vendosur maska mbrojtëse. Për këtë arsye KMDLNj kërkon që të gjithja dënimet të shqiptuara në raste të tilla të mos ekzekutohen”, thuhet nëe reagimin e KMDLNj’së.

    “Gjithashtu, KMDLNj vlerëson se vendosja e maskave në ambiente të hapura nuk do të duhej të ishte detyruese kurse në ambiente të mbyllura gjithsesi duhet të vendosen. Kufizimi i lirisë së lëvizjes për persona të moshuar gjatë ditës është treguar kontraproduktive për faktin se nuk ka pasur kapacitete të mjaftueshme të kontrollohet prandaj kjo duhet të largohet sa më shpejtë”

    Po ashtu, KMDLNj ka folur edhe rreth kufizimit të lëvizjes deri në orën 22:30, masë të cilën e quan të panevojshme.

    “Kufizimi i lirisë së lëvizjes nga ora 22.30 deri në ora 6.00 të mëngjesit është veprim krejtësisht i papeshuar dhe i panevojshëm aq më parë që në atë kohë, vetëm në raste të ndonjë emergjence mund të ketë lëvizje”, thuhet në reagim.

    KMDLNj ka përmendur edhe Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike, duke kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës t’i tejkalojnë interesat partiake dhe ta votojnë me urgjencë këtë Ligj.

    “KMDLNj kërkon nga deputetët e Kuvendit të Kosovës të tejkalojnë intereset partiake dhe ta votojnë me urgjencë ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, të plotësojnë kushtet për punë për gastronominë, të mundësohen aktivitetet kulturore me disa kufizime sikur që duhet të hiqet kufizimi i lirisë së lëvizjes, edhe për personat e moshuar sikur edhe për të tjerët në afatet e caktuara më parë”, deklaron KMDLNj.

    Nga Rubrika
    Lajme25 Nëntor 2024
    Në mbledhjen 257 të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), është konfirmuat lista prej gjashtë kandidatëve për Kryeprokuror të Prokurorisë së Apelit. Kryesuesi...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Deputetët e Kuvendit të Kosovës, do t’i mbajnë hiç më pak se tri seanca për tri ditë. E para do të jetë...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Sot është bërë edhe përurimi i nisjes së punimeve të projektit për modernizimin dhe përmirësimin e sistemit të ujitjes Radoni-Dukagjin. Projekti ka...
    Të tjera
    Bota/Rajoni25 Nëntor 2024
    Për nder të përvjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, Komuna e Deçanit nderoi nënkolonelin e ushtrisë shqiptare, Besnik Fana, duke i dhënë titullin...
    Sport25 Nëntor 2024
    Xhiroja e 14-të e Superligës së futbollit do të mbyllet sot me një ndeshje derbi. Drita dhe Llapi do të përballen mes...
    Vip25 Nëntor 2024
    Banorët sapo janë zgjuar panë trupat e tyre të vizatuar. Ata gjersa po ankoheshin për atë veprim gjatë natës, po hamendësonin se...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ditën e sotme ka udhëtuar për vizitë pune në Kolumbi. Osmani ka marrë pjesë në panelin përmbyllës...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Fahrije Hoti nga kooperativa bujqësore “Krusha” – një nga 200 gratë e fshatit Krushë e Madhe të Rahovecit që humbën bashkëshortët, djemtë...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, në llogarinë e tij në Facebook e ka publikuar një fotografi bashkë me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.