×
  • Lajme
  • Lajme

    KMDLNJ: Bisedimet me Serbinë duhet të pezullohen

    FrontOnline
    06 Korrik 2020

    KMDLNJ ka thënë se Kosova duhet të pezullojë bisedimet me Serbinë , deri në një kohë tjetër, pas publikimit të aktakuzave nga Specialja për presidentin Hashim Thaçi dhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin.

    Sipas KMDLNJ-së, publikimi i aktakuzës pa konfirmim nga gjykatësi i procedurës paraprake, paraqet shkelje të rëndë të procedurës dhe shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe ish kryetarit të Kuvendit si dhe liderit të PDK-së, Kadri Veseli

    Ata vlerësojnë se pas kësaj aktakuze në Kosovë u krijua një gjendje e re që rrënjësisht i ndryshon prioritetet.

    “Duket qartazi se dikush nga ata që janë vendimmarrës në aspektin global nuk ka qenë i interesuar që të vazhdojnë bisedimet në përbërjen e mëparshme. Goditja nga Gjykata Speciale kishte një porosi dhe qëllim shumë politik dhe fare pak juridik ; imponimi i vazhdimit të bisedimeve për Kosovën në kushte krejtësisht të pabarabarta dhe favorizimi i Serbisë kur ajo ka ekip përfaqësues të nivelit më të lartë e që Kosova nuk e ka. U bë mirë që kryeministri Hoti nuk shkojë në Ëashington, do të bënte edhe më mirë të mos shkonte as në Paris sepse, me një ekip të cunguar negociues, nuk do të kishte as kredibilitet dhe as të drejtë , jo që të merr ndonjë vendim të madh por as edhe të bisedojë për vendime të “mëdha” Kryeministri Hoti, duke u thirrur në vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, mund të ketë edhe të drejtë , mirëpo , për shkak të rrethanave të imponuara, kryesisht për shkaqe politike, Kosova duhet të pezullojë bisedimet me Serbinë , deri në një kohë tjetër përkundër insistimit të Frances dhe Gjermanisë, në emër të BE-së e cila , së paku deri më tani është treguar e padrejtë ndaj qytetarëve të Kosovës duke ua pamundësuar lirinë e lëvizjes”, thuhet në komunikatën e KMDLN-së.

    KMDLNJ vlerësor se Kosova aktualisht po përballet me probleme shumë më të rëndësishme se që kanë bisedimet me Serbinë.

    “Lufta kundër pandemisë së shkaktuar nga COVID-19 dhe varfërimi i skajshëm i pjesës dërrmuese të qytetarëve të saj. Qeveria aktuale ka mungesë të madhe të kapacitetit negociues sikur që eshtë shumë e brishtë, për shkak të numrave dhe përbërjes në aspektin e qëndrueshmërisë prandaj nuk e bënë aspak të besueshme në procesin negociues aq më parë që po përballet me probleme të mëdha në menaxhimin e pandemisë ku situata vetëm ka përshkallëzuar. Nëse nuk sigurohet një qeveri me përfaqësim të gjerë ku opozita do ta kishte vendin e merituar në përputhje me fuqinë e votës atëherë duhet të mendohet seriozisht për zgjedhje të reja. Kjo qeveri, me këtë forcë të votës që nuk e ka, as nuk duhet të bisedojë e lëre më të marr vendime për një marrëveshje të madhe me Serbinë kur Kosova, falë rrethanave të imponuara është në një defansivë të plotë. Kryeministri Hoti duhet të lirohet nga entusiasmi i çastit dhe duhet të përballet me realitetin që nënkupton se asgjë nuk mund të bejë pa opoziten”, thotë KMDLNJ.

    Sipas tyre për monentin bisedimet nuk paraqesin asnjë prioritet apo interes për Kosovën sepse qytetarët e saj po përballen me shkeljen e të drejtes elementare të njeriut.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Eman Rrahmani konsideron se Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje synojnë eliminimin politik të Presidentes Vjosa Osmani. Sipas...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar ndaj deklaratës së Aleksandër Vulinit. Ish-shefi i BIA-s, Aleksandar Vulin, aktualisht kryetar i...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka reaguar ndaj paralajmërimit të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump për të ndërprerë tregtinë mes dy vendeve...
    Kronika04 Mars 2026
    Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj ka njoftuar se në Rahovec dhe në Gjakovë, gjatë ditës së djeshme janë gjetur mjete...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar së Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja në këtë kohë. Ai ka...
    Lajme04 Mars 2026
    KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton se në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe me kërkesë të Zyrës...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka dërguar pyetje në KEK në lidhje me thëngjillin përgjatë vitit 2025 dhe 2026. Këto pyetje ajo...
    Vip04 Mars 2026
    Në një postim të ri në rrjete sociale, ish-banori i “Big Brother VIP Kosova 4”, Labinot Rexha, duket se nuk do të...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.