×
  • Lajme
  • Lajme

    Kjo është mosha mesatare e viktimave nga Coronavirusi në Kosovë

    FrontOnline
    02 Shtator 2020

    Në dy javët e fundit në Kosovë kanë vdekur 123 persona nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi.

    Viktimat që kanë humbur jetën në Kosovë, kryesisht janë të moshës 30 deri në 50 vjeçare, thotë për Radion Evropa e Lirë, Nehat Baftiu, drejtor i Klinikës së Anesteziologjisë dhe Reanimacionit. Ai shton se ndonëse kushtet në mjekimin intensiv brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë të mira, numri i vdekjeve po vazhdon të jetë i lartë.

    Shumica e pacientëve që janë të infektuar me koronavirusin e ri, e kanë të domosdoshme marrjen e oksigjenit. E rastet e rënda kanë nevojë për respiratorë, me çka merren kryesisht anesteziologët.

    Baftiu thotë se shumica e pacientëve brenda mjekimit intensiv qendror, e që janë me COVID-19, po vdesin nga mpiksja e gjakut në tru ose mushkëri.

    “Mjekimi intensiv qendror i plotëson të gjitha kushtet për trajtimin e pacientëve. Mendoj se arsyeja e vdekjes së pacientëve është mungesa e shkëmbimit të gazrave në alveola dhe trombozat, e që po i shkakton sëmundja e COVID-19. Faturimi i oksigjenit po rregullohet gjatë trajtimit, por trombi që po e shkakton sëmundja e COVID-19, po i bllokon enët e gjakut dhe po e vë jashtë funksionit trunin ose mushkëritë. Mosha mesatare e vdekjeve, e që unë i kam nxjerrë brenda klinikës, është 30 deri në 50”, tha Baftiu.

    Aktualisht, në Klinikën Infektive janë të shtrirë rreth 59 pacientë, prej tyre 32 me oksigjeno- terapi.

    Drejtoresha e kësaj klinike, Lindita Berisha, thotë se pacientët po shtrihen me vonesë në spital dhe se kjo po e vështirëson edhe punën e stafit mjekësor.

    Sipas saj, pacientët me COVID-19 për disa ditë po tentojnë të trajtohen në shtëpi, derisa në klinikë po lajmërohen në stade të avancuara të sëmundjes.

    “Tek ne po vinë format e rënda të sëmundjes. Unë po e krahasoj gjendjen me muajin mars kur u paraqiten rastet e para me koronavirus. Ata pacientë prej ditës së parë kanë filluar trajtimin. Tash po ndodh e kundërta, po vinë në ditën e 5 ose 6 dhe po u komplikohet gjendja. Por, megjithatë nuk është kjo arsyeja e vdekjes, sepse nuk kemi bërë ndonjë analizë, që të dihet saktë se a ka pasur sëmundje shoqëruese”, tha Berisha.

    Që nga fillimi i pandemisë, në muajin mars, në Kosovë janë regjistruar gjithsej 13.601 raste të të infektuarve, prej tyre 533 kanë vdekur ndërsa 9.792 janë shëruar.

    Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, numri i të hospitalizuarve ka nisur të bie, derisa rrjedhimisht thonë se do të ulet edhe numri i të vdekurve.

    “Para një kohe shifra të këtilla të vdekjeve ka pasur Maqedonia, e tash ka edhe Kosova, por edhe shtete tjera si Rumania, Bosnja e Hercegovina, madje edhe disa vende të Evropës.

    Në Kosovë numri i vdekjeve tani është pasojë e infektimeve të shumta në muajt qershor, korrik e gusht dhe numrit të madh të rasteve që kanë kërkuar trajtim spitalor ku numri ditor i pacientëve ka shkuar deri në 650″.

    “Është menduar më parë se duke pasur popullatë të re Kosova, dhe ky mund të jetë një lloj avantazhi në përballimin e COVID-19, por praktika po tregon se pikërisht moshat e reja dhe të mesme 20 deri në 49 janë shpërndarësit më të mëdhenj të virusit për shkak të mobilitetit dhe aktivitetetit më të shprehur që kanë. Pra, nuk është mosha e re avantazh për të përballuar më lehtë pandeminë’’, thuhet në një përgjigje me shkrim të Ministrisë së Shëndetësisë.

    Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani, deklaroi të martën se Kosova me shkallën e vdekshmërisë “mbetet ‘prapa’ shteteve të zhvilluara të perendimit, me dy, tri deri katër herë me shkallën më të vogël të vdekshmërinë së rasteve me COVID-19”.

    Gjatë dy javëve të fundit në Maqedoninë Veriore kanë vdekur 36 persona nga COVID-19, në Bosnje e Hercegovinë 129, kurse në Serbi 36.

    Nga Rubrika
    Lajme28 Prill 2025
    Pas lajmit të mirë për gjetjen e voglushit Alp Krasniqi, ka reaguar edhe kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni. Hyseni ka falendëruar të...
    Lajme28 Prill 2025
    Alp Krasniqi, shtatë vjeçari që u raportua i zhdukur në Komunën e Gjilanit, është gjetur falë angazhimit masiv të ekipeve të kërkim-shpëtimit...
    Lajme27 Prill 2025
    Në mbrëmjen e së dielës ka nisur operacioni i kërkimit të Alpit të vogël nga Gjilani. Ai është raportuar i zhdukur nga...
    Të tjera
    Lajme27 Prill 2025
    Autoritetet në Maqedoninë e Veriut kanë parashtruar kallëzim penal ndaj një shtetasi të Kosovës, pasi i njëjti dyshohet se tentoi të hyjë...
    Bota/Rajoni27 Prill 2025
    Rusia ka sulmuar Ukrainën me 8,500 bomba, 200 raketa dhe 3,000 dronë që kur Kievi propozoi një armëpushim 30-ditor, ka thënë presidenti...
    Lajme27 Prill 2025
    Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka thënë se sot shënuan 27 Prillin, Ditën e të Zhdukurve me Dhunë, duke bërë...
    Bota/Rajoni27 Prill 2025
    Ka shkuar në 11 numri i të vdekurve pasi një automjet u përplas me turmën në një festival rrugor në Vankuver të...
    Lajme27 Prill 2025
    Një fëmijë ka humbur në qytetin e Gjilanit. Familjarë të tij kanë kërkuar ndihmë nga qytetarët e vendit në gjetjen e tij....
    Lajme27 Prill 2025
    Pas reshjeve intensive të shiut që përfshinë qytetin e Pejës dhe shkaktuan daljen nga shtrati të disa kanaleve, autoritetet lokale kanë bërë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.