Një mjek i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka publikuar një fotografi të darkës që i është servuar sonte në punë.
Në pako shihet e vendosur një copë mish viqi, një copë djath dhe një jogurt, me të cilën mjekët do ta kalojnë kujdestarinë deri në mëngjes.
Cilësia e ushqimit në QKUK ka qenë një prej problemeve që është raportuar edhe më herët.