
Kishte qepur dhjetëra maska për infermierët pasi kishte mësuar nga gazetat se i mungonin pasjisjet mbrojtëse në mesin e epidemisë së koronavirusit. Bujaria e saj kishte prekur shumë njerëz pasi lajmi pati mbushur gazetat në vende të ndryshme të botës.
Tani, mësohet se autorja e këtij gjesti kaq prekës, 10 -vjeçarja Lexi Collins, ka vdekur për shkak të një aksidenti tragjik me makinë. Ngjarja ndodhi në Munday, të Teksasit. Historia e Lexit bëri bujë në fillim të prillit, kur një spital lokal, Anson General Hospital, e kishte falenderuar publikisht vogëlushen në Facebook për dhuratën e bërë infermierëve.
“Faleminderit që ia zbukuruat ditën Lexit me postimin tuaj. Ajo e adhuron qepjen dhe unë jam infermiere, ndaj donte t`i ndihmonte të gjithë. Lexi është shumë e lumtur t`ju ofrojë ndihmën e saj”, ishte pergjigjur atëherë e ëma, Jara Collins.
