×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Kini shumë kujdes: Këto ushqime po jua rrisin yndyrat në gjak dhe po vrasin në heshtje zemrën tuaj

    FrontOnline
    01 Shtator 2020

    Lista e sëmundjeve që vijnë nga stili i pashëndetshëm i jetesës është pa dyshim shumë i gjatë.

    Po ashtu është edhe lista e ushqimeve të cilat bëhen shkak për zhvillimin e këtyre sëmundjeve

    Ndër sëmundjet më të përhapura në botë, si diabeti apo problemet me kolesterolin shkaktohen pikërisht nga përditshmëria.
    Ushqimet që konsumoni çdo ditë apo aktiviteti fizik ndikojnë ngushtë në shfaqjen e sëmundjeve ose jo.

    Më problematiket janë sigurisht yndyrnat e këqija, pasi mund të jenë të vështira për t’u trajtuar dhe të rrezikshme

    Kolesteroli i lartë, me siguri e keni dëgjuar të përmendet shpesh pasi shkakton një sërë problemesh.

    Një nga problemet më serioze që kjo sëmundje shkakton është ngushtimi i enëve të gjakut, duke përkeqësuar kështu qarkullimin e gjakut.

    Qarkullimi i dobët i gjakut fillon dhe dëmton organet e tjera të trupit. Ngadalë organizmi krijon mundësitë për shfaqjen e sëmundjeve të tjera të rënda.

    Në këtë artikull të AgroWeb.org ju shpjegojmë ndër këshillat më të vlefshme të mjekëve për evitimin e kolesterolit të lartë dhe konsumimin e duhur të yndyrnave.

    Sasia e Duhur e Yndyrnave që Duhet të Konsumoni

    Mjekët prej kohësh ngrenë një diskutim mbi këtë çështje, se cila është sasia e duhur e konsumimit të ushqimeve dhe vlerave të tyre.

    Duke qenë se yndyra është e nevojshme në një sasi të caktuar për organizmin dhe shumë e dëmshme nëse e mbartni në sasi të mëdha, ekspertët ju sugjerojnë të ndiqni disa rregulla.

    Në një studim të vitit 2015 të cilit i referohet AgroWeb.org, ekspertët rekomandojnë jo më shumë se 300 mg yndyrna të shëndetshme në ditë.

    Kjo shifër është e ndryshme për personat që vuajnë nga sëmundje të zemrës me vetëm 200 miligramë, yndyrna të shëndetshme.

    Gjithsesi së fundmi këto shifra kanë ndryshuar sërish dhe jo me numra të tjerë, por me një guidë ushqimesh për t’u evituar plotësisht.

    Mjekët rekomandojnë ndërprerjen e menjëhershme të të gjithë ushqimeve që përmbajnë yndyrna të këqija.

    Këto të dhëna ndryshuar gjatë viteve, pas konfirmimit se yndyrnat e shëndetëshme nuk përbëjnë rrezik për organizmin.

    Këtu futen ushqimet natyrale me yndyrë si vaji i ullirit, arrorët, avokado apo banania.

    Përkundrazi ato natyralet ndihmojnë në balancimin e kolesterolit të mirë në gjak.

    Kolesteroli i mirë është i rëndësishëm në një sërë procesesh që trupit i duhen për të qenë i shëndetshëm.

    A Duhen Konsumuar Yndyrnat e Këqija?

    Me yndyrnat e këqija problemet nisin kur ju konsumoni më shumë se 10% të dietës tuaj, duke bllokuar kështu arteriet.

    Për një persona që konsumon rreth 2000 kalori në ditë, sasia e duhur e këtyre yndyrnave do të ishte 200 kalori, vetëm 22 gramë.

    Për personat që kanë një konsum normal të kalorive rreth 1500, kjo sasi do të ishte pak më e vogël, rreth 15 gramë në ditë.

    Mjekët thonë se edhe sheqeri luan një rol negativ në rritjen e kolesterolit dhe se konsumi i tij nuk duhet të jetë më shumë se 6 lugë çaji në ditë për gratë dhe 9 për burrat

    Në këtë sasi llogaritet edhe sasia e sheqerit të marrë nga ushqimet.

    Ushqimet Që Nuk Duhet të Konsumoni

    Ushqimet e pasura me yndryna janë shumë, pasi edhe yndyra nuk është gjithnjë një kërcënim për organizmin.

    Gjithsesi jo gjithnjë kjo është e vërtetë, disa ushqime duhen evituar të cilat AgroWeb.org jua rendit më poshtë.

    Mishrat e konservuar

    Ushqimet e skuqura

    Margarina

    Ushqimet që përmbajnë konservantë

    Ushqimet që kanë përmbajtje vajrash vegjetalë

    Duke mbajtur parasysh këto këshilla në mëndje mundohuni të evitoni çdo ushqim të shpejtë dhe jo të freskët.

    Jo vetëm sepse përmbajnë sasi të mëdha kolesteroli, por edhe kripërash apo sheqeri të cilat janë njëjtë të dëmshme për shëndetin.

    Nga Rubrika
    Lifestyle14 Mars 2025
    Dashi Horoskopi i datës 14 mars 2025 nga Christine Haas Sot askush nuk do ju marrë seriozisht kështu që duhet më patjetër...
    Lifestyle13 Mars 2025
    Ka disa ushqime që edhe nëse konsumohen në sasi të vogla, sabotojnë çdo përpjekje për të humbur peshë. Studimet kanë treguar se...
    Lifestyle12 Mars 2025
    Mirësevini në horoskopin e Brankos për sot, e mërkurë, 12 mars 2025! Yjet flasin qartë dhe zbulojnë sekretet e fshehura në qiell....
    Të tjera
    Lajme14 Mars 2025
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë thirrje që protestuesit nga Podujeva të respektojnë vendimin, ashtu siç veprojnë edhe linjat e tjera...
    Vip14 Mars 2025
    Dita e sotme ka qenë me vizitorë të ndryshëm në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”. Dita e...
    Bota/Rajoni14 Mars 2025
    Pak përpara largimit nga Tirana, Marta Kos, Komisionerja për zgjerimin në Komisionin Evropian, vlerëson hapat e Shqipërisë drejt BE-s me çeljen e...
    Lajme14 Mars 2025
    Gjykata Speciale ua ka vazhduar paraburgimin Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Kështu thuhet në vendimin e publikuar nga Specialja, transmeton Periskopi. Sipas Gjykatës,...
    Lajme14 Mars 2025
    Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka njoftuar se nesër KQZ do të mbajë mbledhje e ku në rend dite do të jetë...
    Lajme14 Mars 2025
    Kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka pritur në takim diplomatin francez në Kosovë, Olivier Guerot. Të dy bashkë kanë biseduar rreth zhvillimeve...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.