Kina ka raportuar 11 raste të reja me COVID-19 që nga 2 shtatori. Kështu u tha nga autoriteti kombëtar shëndetësor i vendit të enjten, raporton Reuters.
Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë tha në një deklaratë se të gjitha rastet ishin importuar dhe përfshinin udhëtarë nga jashtë, duke shënuar ditën e 18-të radhazi pa infeksione lokale.
Numri i rasteve të reja asimptomatike ra në 12 nga 19 një ditë më parë. Kina nuk i llogarit pacientët pa simptoma si raste të konfirmuara.
Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara COVID-19 tani qëndron në 85,077. Numri i të vdekurve mbeti i pandryshuar në 4,634