Kina ka raportuar 12 raste të reja me Covid-19.
Gjysma e infeksioneve të konfirmuara u importuan. Nga transmetimi lokal, pesë ishin në provincën Heilongjiang, e cila kufizohet me Rusinë, ku ka pasur një goditje relative në raste në javët e fundit.
Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në Kinë tani arrin në 82.874, megjithëse më shumë se 90% e tyre janë rikuperuar.
Numrat kinezë treguan gjithashtu 24 raste të reja asimptomatike për ditën e kaluar, të cilat vendi numëron në mënyrë të veçantë, raporton BBC.
Nuk pati vdekje të reja, kështu që numri i viktimave mbetet 4,633.