Një tërmet me fuqi prej 6.2 shkallësh të Rihterit është regjistruar të shtunën në Coquimbo të Kilit.
Lajmin e bëri të ditur të shtunën Qendra Sizmologjike Evropiane e Mesdheut, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.
Sipas njoftimit të kësaj qendre, epiqendra e tërmetit ishte 25 kilometra thellësi nën sipërfaqen e tokës.
Kili goditet mjaft shpesh nga tërmetet për shkak se shtrihet në të ashtuquajturën “Unazë e zjarrtë”, që është zonë me aktivitet të lartë sizmik në Oqeanin Paqësor dhe rajonet tokësore përreth tij.