×
  • Lajme
  • Lajme

    KFOR dhuron tabela të bardha interaktive për nxënës të gjashtë shkollave

    FrontOnline
    21 Gusht 2020

    Ushtarët e KFOR-it dorëzuan gjashtë tabela elektronike interaktive, gjashtë video-projektorë dhe gjashtë laptopë në shkollat e Shtërpcës.

    Financimi që është projekt i NATO-s do të përmirësojë kushtet dhe aftësitë e sistemit lokal arsimor të përbërë nga gjashtë shkolla fillore dhe të mesme, ku marrin pjesë rreth 2.000 nxënës që i përkasin katër grupeve të ndryshme etnike.

    Shkolla ‘Staja Markoviq‘ në Shtërpcë u përurua e para nga komandanti i komandës rajonale me tabelën e bardhë interaktive, ku morën pjesë drejtorët e gjashtë shkollave dhe  shumë nxënës që patën mundësinë të provojnë pajisjet e reja .

    “Pajisjet elektronike të marra sot do të lehtësojnë mësimin në internet që shkollat tona po implementojnë për të përballuar pandeminë COVID-19, dhe gjithashtu do të mundësojnë një rritje të standardeve tona arsimore drejt niveleve evropiane”, u shpreh zëvendësdrejtori i njërës prej shkollave, Srdjan Ivanoviq.

    Po ashtu, drejtoresha e një shkolle tjetër fillore, Ganimete Xhemajli, u shpreh qe ishte e kënaqur me donacionin që, siç u shpreh, me gjasë do të shfrytëzohet nga nxënësit e saj në shator.

    Kolonel Figus në fund ritheksoi angazhimin e paanshëm të KFOR-it për të mbështetur të gjitha institucionet në Kosovë që punojnë për bashkëjetesë dhe bashkëpunim midis të gjitha grupeve etnike, me fokus të veçantë në edukimin e brezave të rinj.

        

    Nga Rubrika
    Lajme19 Korrik 2025
    Teuta, bija e Presidentit historik Ibrahim Rugova, do të martohet javën që vjen. Ajo do të kurorëzohet në Katedralën Nënë Tereza në...
    Lajme19 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy person E.H 44-vjeçar dhe S.M, 39-vjeçare për vjedhje të rëndë në një kioskë...
    Lajme19 Korrik 2025
    “Po duket që Limaj po e lyp diçka që nuk mundet pas, e Kurti po e lyp ndonjë justifikim të ri.” – Kështu...
    Të tjera
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha sot se Kievi i ka dërguar Moskës një ofertë për të mbajtur një raund tjetër bisedimesh...
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Andy Byron, drejtori ekzekutiv i kompanisë teknologjike “Astronomer” me seli në Nju Jork, ka dhënë dorëheqjen nga roli i tij pasi u...
    Lajme19 Korrik 2025
    Brenda më pak se dhjetë ditësh, dy nga institucionet më të mëdha financiare ndërkombëtare – Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar –...
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Policia e Shtetit zbuloi në komunën e Vorës, pjesë e Bashkisë së Tiranës, një magazinë ku falsifikoheshin etiketat e skadencës së produkteve...
    Lajme19 Korrik 2025
    Partia Guxo ka prezantuar zyrtarisht kandidatin që do të jetë bartës i listës në komunën e Gjilanit, në zgjedhjet lokal të 12...
    Lajme19 Korrik 2025
    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Albin Kurti, sonte në Prizren ka prezantuar publikisht kandidatin e partisë së tij për kryetar komune. Në...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.