×
  • Lajme
  • Lajme

    Këto janë të gjitha vendimet që u morën sot në mbledhjen e Qeverisë

    FrontOnline
    14 Shtator 2020

    Qeveria e Kosovës në krye me Avdullah Hotin sot ka mbajtur mbledhjen e 30-të me radhë, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar pesë projektligje, gjashtë vendime, një koncept dokument si dhe Rishikimin e Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve 2021-2023, raporton Express.

    Pesë projektligjet që kanë marr miratimin e kabinetit qeveritar në mbledhjen e sotme janë:

    1. Projektligji për të drejtën ndërkombëtare private, i cili krijon rregullat për përcaktimin e të drejtës ndërkombëtare private. Projektligji përcakton edhe kompetencën e gjykatave dhe autoriteteve tjera të Republikës së Kosovës sa i përket te drejtës ndërkombëtare private;

    2. Projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për bashkëpunim juridik ndërkombëtarë në çështjet penale, i cili forcon edhe më tej bashkëpunimin juridik ndërkombëtar dhe eviton mangësitë e hasura në praktikën e zbatimit të Ligjit në fjalë;

    3. Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Italisë për transferimin e personave të dënuar, i cili ratifikon marrëveshjen e cila do të përmirësojë të gjitha mangësitë , zbrazëtirat e evidentuara në fushën e transferimit të personave të dënuar nga të dyja vendet;

    4. Projektligji për ratifikimin e kontratës financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Realizimin e projektit për impiantin e trajtimit të ujërave të zeza në Gjilan. Projektligji ratifikon kontratën financiare ndërmjet republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për këtë projekt në Komunën e Gjilanit.

    5. Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë për likuiditet të urgjencës sa infrastrukturës vitale, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, i cili do të ratifikojë dhe do ta bëjë të zbatueshme këtë marrëveshje.

    Gjatë kësaj mbledhje, janë ndarë edhe mjete financiare për realizimin e disa projekteve.

    “111,801.00 euro janë ndarë për realizimin projektit “Softueri për menaxhimin e proceseve të auditimit në Zyrën Kombëtare të Auditimit, dhe 230 mijë euro janë ndarë për sigurimin e procesit të deratizimit, dezinfektimit dhe dezinsektimit të ndërtesave qeveritare që menaxhohen nga Ministria e Punëve të Brendshme”, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit.

    Me propozimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës janë miratuar dy vendime. Vendimi i parë ka të bëjë me krijimin e Grupit punues ndërinstitucional për avancimin e proceseve integruese euroatlantike të Republikës së Kosovës në Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior – NATO.

    Ndërkohë, vendimi tjetër është vendimi për afirmimin e angazhimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për promovimin dhe forcimin e kujtesës ndaj Holokaustit dhe luftës kundër antisemitizmit në të gjitha format e tij. Në këtë funksion, Qeveria e Republikës së Kosovës kërkon nga autoritetet përgjegjëse që të ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshëm proceduralë dhe ligjorë për njohjen e shprehjeve dhe sjelljeve antisemitike.

    Qeveria ka miratuar edhe vendimin përfundimtar për shpronësimin e pronave të paluajtshme për interes publik, të cilat preken nga realizimi i projektit “Themelimi i qendrës përkujtimore për gjenocidin mbi shqiptarët “Bllaca 1999” në Hanin e Elezit.

    Edhe vendimi për kriteret e financimit të projekteve të komunave të Kosovës për menaxhimin e situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, është miratuar nga kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme.

    Në mbledhjen e sotme të Qeverisë është miratuar edhe vendimi për aprovimin e Koncept dokumentit për skemën e ndihmës sociale në Republikën e Kosovës. Përmes këtij Koncept dokumenti synohet reformimi i skemës së ndihmës sociale që duhet të qojë në zbutjen e varfërisë dhe zgjerimin e përfituesve nga familjet e varfra.

    Qeveria ka diskutuar dhe në fund ka aprovuar Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve të Rishikuar për vitet 2021-2023. Rishikimi i Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve është bërë me qëllim të reflektimit nga situata e krijuar nga pandemia e COVID-19 dhe ndikimeve që kjo situatë ka pasur ne treguesit kryesor të aktiviteteve ekonomike në vend.

    “Në dokumentin e rishikuar thuhet se treguesit kryesorë ekonomikë gjatë muajve të fundit të viti 2020 ndryshojnë dukshëm në krahasim me periudhën gjatë përgatitjes së Kornizës aktuale të shpenzimeve afatmesme”, thuhet në komunikatë.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Pritjet për të hyrë në Kosovë përmes pikave kufitare te Dheu i Bardhë, dhe në Muçibabë po zgjasin një orë. E në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Sekretari i PDK-së për organizim dhe zgjedhje, Betim Gjoshi ka thënë se të moshuarit kanë nevojë për pensione të dinjitetshme çdo muaj...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Instituti Demokratik i Kosovës, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimit, ky kryeministri Albin Kurti dha njoftimin se Ministria e Financave po ndan për...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Nënkryetari i LDK-së dhe një prej figurave politike që ka qenë pjesë e proceseve politike të bërjes së Kosovës shtet, Lutfi Haziri,...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Shqipëria pritet të përfshihet nga moti me reshje të dendura shiu. Ministria e Mbrojtjes në Tiranë, ka apeluar për strukturat qendrore dhe...
    Sport22 Dhjetor 2024
    Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Real Madridit dhe Sevillas, e vlefshme për javën e 18-të në La Liga. Los Blancos...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Orhidea Latifi, apo si e njohin publiku me emrin Kida, më 21 dhjetor mbushi plot 27 vjet jetë. Paraqitja e saj për...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Jennifer Lopez komentoi për British Vogue se po i kapërcen vështirësitë pas divorcit nga Ben Affleck. Aktorja foli për revistën me rastin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Rovena ka debatuar me Vullnetin, Gresën e Xhenetën. “Këta mundohen ta bëjnë një lojë me Rovin, por nuk e mrrijnë dot, bëj...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.