×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Këto janë lagjet dhe çerdhet e Prishtinës me Coronavirus, nënkryetari propozon strategjinë

    FrontOnline
    18 Qershor 2020

    Komuna e Prishtinës prinë me numrin më të madh të infektuarve me Coronavirus, raporton Front Online.

    Në këtë komunë gjithsej janë 205 raste aktive, ku në mesin e tyre janë edhe dy fëmijë nga dy çerdhe në Prishtinë.

    Këtë e ka bërë të ditur në një intervistë për portalin Front Online, nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi.

    Ai tha se sot priten që të merren mostrat edhe për 130 persona.

    “Gjatë ditës afër 130 persona do të testohen d.m.th. gjatë ditës të sotme priten që të testohen 130 persona, por të shohim mund të jetë edhe numër më i madhe. Sot do të testohen grupet më të mëdha, ku do të jenë fëmijët e dy çerdheve që i përmendëm dhe pjesa tjetër që do të testohet në kliniken infektive”, tha ai për Front Online.

    Nënkryetari i Prishtinës tha se presin që numri i të infektuarve me Coronavirus në Komunë e Prishtinës të rritët në ditët e ardhshme, duke i pasur parasysh aktivitetet që janë zhvilluar këto ditë.

    “Situata statistikore e COVID-19 është kjo në total, në Prishtinë deri më dje i kemi pasur 281 raste nga të cilat 205 raste janë aktive, i kemi 74 persona të shëruar dhe i kemi 2 raste me fatalitet, raste të rënda në Klinikë Infektive nuk kemi nga komuna e Prishtinës edhe pse janë të shtrirë 3 persona, por me simptoma të lehta. Por do të presim që edhe gjatë kësaj jave dhe javën e ardhshme që numrat do të jenë në rritje e sipër të infektuarve duke e pasur parasysh aktivitete që janë zhvilluar gjatë javës së kaluar dhe tash pas fazës së inkubimit vinë në shprehje infektimet e qytetarëve”, u shpreh ai për Front Online.

    16 lagje të Prishtinës të prekura me Coronavirus, të gjitha raste të kontaktit

    Nënkryetari i Prishtinës, Muhedin Nushi, tha se personat e infektuar në komunën e Prishtinës, janë të gjitha raste kontakti ndërsa me Coronavirus janë të prekura 16 lagje të Prishtinës.

    “Të gjitha burimet e infeksionet deri më tash në Prishtinë janë nga rastet e kontaktit d.m.th. personi i parë që ishte infektuar në Komunën e Prishtinës i ‘u kujtohet që prej marsit dhe mandej rrjedhimisht rrjedhin të gjitha kontaktet e tjera, për fat të mirë deri me tani i kemi informacionet e sakta se prej nga rrjedhin, gjithësej janë 16 lagje të prekura d.m.th. po flasim për lagje jo Bashkësi Lokale pasi që ka diferencë, lagjet më të prekura janë: Kroni i njelmët, Tasligje, Dardani, Ulpian, Bregu i Diellit, Kodra e Trimave etj”, tha ai për Front Online.

    Dy çerdhet në Prishtinë u mbyllën pasi fëmijët rezultuan me Coronavirus

    Nënkryetari i Prishtinës për FrontOnline tha se dy çerdhet në të cilat kanë dalur pozitiv me Coronavirus dy fëmijë janë mbyllur.
    Por, lidhur me këtë Nushi ka apeluar prindërit e fëmijëve që të jenë të kujdesshëm dhe të tregojnë në rast se janë te prekur me Coronavirus, pasi që siç tha ai, kështu ruhet shëndeti i të tjerëve.
    “ Është mbyllur çerdhja, fillimisht është mbyllë vetëm klasa, janë në pyetje çerdhja “ Cicerima” dhe “Botanika” që sot gjenden në testime d.m.th. të gjithë fëmijët e atyre klasave janë në testime. Kjo na vënë në dyshim se ka qytetarë ose prindër të cilët janë të infektuar dhe i infektojnë fëmijët e vetë dhe i dërgojnë në çerdhe, prandaj i kisha lutë prindërit të jenë të kujdesshme dhe të mos i fshehin rezultatet qoftë edhe pozitive”, tha tutje ai për Front Online.

    Nënkryetari i Prishtinës tregon se a do të futet Prishtina në karantinë

    I pyetur se a do të futet Komuna e Prishtinës në karantinë për shkak të numrit të madh të rasteve me Coronavirus, nënkryetari i Prishtinës, Muhedin Nushi, tha se për këtë vendos Qeveria e Kosovës.
    Por ai tha se nuk janë pro rikthimit të situatës për shkak të situatës ekonomike.
    “Komuna e Prishtinës nuk vendos për futjen e masës në karatinë, këto masa i aplikon Qeveria e Republikës së Kosovës prandaj ne nuk jemi për rikthim në situatën paraprake duke pasur parasysh edhe situatën me biznese respektivisht situatën ekonomike shumë të rënduar në komunën tonë”, tha Nushi për Front Online.

    Komuna e Prishtinës propozon strategjinë për qasje ndaj Coronavirusit

    Për ta tejkaluar situatën e krijuar nga pandemia e Coronavirusit, nënkryetari i Prishtinës, tha se mbrëmë Shpend Ahmeti ka bërë një propozim me 8 pika se si të ndryshohet strategjia ndaj qasjes me Coronavirus.
    “Pas diskutimeve të gjata që i kemi pasur këto tri javët e fundit, kryetari dje ka dalë me një prononcim ku jepen sekt propozimet e Komunës së Prishtinës në 8 pika ku i kemi trajtuar se tashme duhet të ndryshohet strategjia e qasjes ndaj virusit”, tha ai për Front Online.

    E sipas Nushit 8 pika e propozimit janë:
    1.Të mos ndjeken testimet e kontakteve më;
    2.Të bëhen testet sereologjike;
    3.Në institucionet publike të testohen vetëm rastet me simptome që paraqiten në këto institucione;
    4.Të decentralizohen testime në institucionet e tjera publike në Komuna dhe në Klinika Private me rregulla të qarta se cilat lloje te testeve pranohen;
    5.Të bëhet analizë e komplikimeve të pacientëve që nga fillimi i pandemisë dhe të fataliteteve dhe të ndërtohet profili i komplikimeve;
    6.Fokusi i trajtimit të jetë në përballimin e fluksit të pacientëve me komplikime;
    7.Hovi i virusit duhet të ndalet me kufizime sipas mundësive, por jo duke dëmtuar aktivitetin ekonomik;
    8.Të ndërtohet apo blihet një aplikacion (mundësisht në blockchain) ku një qytetarë lehtë mund ta dëshmojë se është testuar apo që ka kaluar virusin.

    A ka zyrtarë të Komunës së Prishtinës të prekur me Coronavirus, tregon nënkryetari

    Ndërsa i pyetur se a ka zyrtarë të Komunës së Prishtinës, që janë të infektuar me Coronavirus, Nushi tha se deri më tani asnjë zyrtaë i kësaj komune nuk ka rezultuar pozitiv edhepse janë testuar disa.

    “Asnjë zyrtarë i Komunës së Prishtinës nuk është i infektuar me Coronavirus dhe ne e kemi obliguar secilën drejtori që nga java e kaluar që të raporton për çdo testim të cilin ndonjë zyrtar shkoni për ta bërë. I kemi pasur deri më tani dy zyrtarë që janë testuar, por kanë dalë negativ”, tha ai për Front Online.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Qendra për Menaxhimin Kufitar e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka njoftuar se pritjet te pika kufitare Dheu i Bardhë, janë rritur...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave Hekuran Murati sot do të mbajnë konferencë për media. Konferenca do të nisë në ora...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Punonjësve të Sektorit Privat, ka shprehur shqetësimin e tij për dështimin e Qeverisë “Kurti” në realizimin...
    Të tjera
    Vip22 Dhjetor 2024
    Spektakli më i madh dhe fenomenal që ka thyer rekorde shikueshmërie, “Big Brother VIP 4”, tashmë ka startuar. Mbrëmjen e së shtunës,...
    Sport22 Dhjetor 2024
    Peja ka fituar derbin e javës së 13-të të Superligës, duke mundur Trepçën me shifrat 65:64 (27:17, 17:14, 10:23, 11:10). Vendasit e...
    Sport22 Dhjetor 2024
    Oleksandr Usyk, mbetet ‘mbreti’ i ringut. Kështu 37-vjeçari arrin ta mbrojë titullin e kampionit të botës në kategorinë e rëndë. Ai ka...
    Kronika22 Dhjetor 2024
    Dikush dyshohet se i ka dëmtuar disa vazo të luleve nga mermeri të varrezave të cilat gjenden në rrugën magjistrale Prishtinë më...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Banorët e Big Brother VIP Kosova 3, Sara dhe Driloni sa shkon e po afrohen më shumë bashkë. Në orët e vona...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Festat e fundvitit kanë rritur edhe çmimet në treg. Kështu thonë qytetarët të cilët ankohen se çmimet e produkteve në prag të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.