×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Këto janë çmimet e parkingjeve në Prishtinë në zonën Qendër

    FrontOnline
    12 Korrik 2020

    Ushtruesi i detyrës së kryeshefit të ndërmarrjes “Prishtina Parking”, Liridon Restelica, në një intervistë për Front Online ka thënë se parkingjet në Prishtinë do të ndahen në tri zona të cilat do të karakterizohen nga çmimet e ndryshme për parkingje.

    Ai ka theksuar se fillimisht do të nis zbatimi për zonën e parë e cila përfshinë qendrën e kryeqytetit e që ka në total 5 mijë parkingje.

    “Në bazë të vendimit të fundit të Kuvendit komunal janë tri zona. Aktualisht jemi të fokusuar në zonën një dhe dy. Sepse zona një përfshinë qendrën, dhe zona 2 lidhet bashkë me zonën 1. Në zonën një janë çmimet standarde, nuk janë çmime që i përcakton ndërmarrja, por çmime që janë aprovuar në Kuvendin Komunal, ne vetëm e zbatojmë vendimin e tyre”, ka pohuar Restelica.

    Sipas tij, për shfrytëzimin e parkingjeve përparësi do të kenë banorët rezident për të cilët edhe çmimet do të jenë më të lira.

    Për ta parkuar veturën në zonën një, për qytetarët jorezident 1 euro do të kushtojë qëndrimi për një orë, derisa për qytetarët rezident 10 euro do të jetë çmimi për një muaj dhe 100 euro pagesa vjetore.

    “Për banorë rezistencë çmimi është 10 euro për një muaj dhe 100 euro do të jetë pagesa vjetore. Për banorë jorezident çmimi është 1 euro për një orë dhe variojnë prej orës 07:00 mëngjes deri në orën 19:00 në mbrëmje”, ka thënë më tutje ai.

    Të drejtë shfrytëzimi po ashtu do të kenë edhe punëtorët që punojnë në atë zonë të qytetit, për të cilët Restelica thotë se do të merren parasysh në momentin kur e verifikojnë se janë punëtorë të një institucioni apo biznesi.

    “Ndërsa për punëtorët të cilët punojnë në zonën e parë, të cilët e dokumentojnë se janë punëtorë të ndonjë institucioni apo ndonjë biznesi ata do ta kenë pagesën 30 euro në muaj apo 300 euro tarifa vjetore. Ndërsa për personat juridik ose bizneset çmimorja është 45 euro për muaj”, ka pohuar Restelica për Front Online.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.