×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Këto fjalë të reja që erdhën gjatë pandemisë do t’iu bëjnë të qeshni

    FrontOnline
    13 Shtator 2020

    Me pandeminë, erdhën dhe disa fjalë të reja që do t’ju bëjnë të qeshni.

    Mes gjithë efekteve që pandemia solli në jetën e secilit prej nesh, askujt s’do ja merrte mendja se një ndryshim do të ndodhte dhe në leksikun e njerëzve.

    Shumë neologjizma (fjalë të reja) janë krijuar dhe përdorur pas pandemisë. Disa prej tyre janë të nevojshme të përmenden kur bëhet fjalë për virusin, disa të tjera përdoren më tepër në sensin e humorit/sarkazmës për të ndërgjegjësuar njerëzit në përdorimin e maskave.

    Distancimi domino – Kur personi pas jush në një radhë ju qëndron shumë afër, duke bërë që dhe ju t’i afroheni më shumë personit përpara jush e kështu më radhë, derisa të kemi një infektim masiv.

    Distancimi emocional – Të vendosësh se tani nuk është momenti për të marrë vendime të rëndësishme apo për të biseduar në lidhje me një marrëdhënie të caktuar. Të marrësh pak kohë për veten.

    Covideo – Një video e shkurtër e postuar nga prindërit ose të afërmit, e cila paraqet një fëmijë që po bën diçka të adhurueshme. Shpesh duket si diçka midis të kaluarit bukur dhe një klithme për ndihmë.

    Sindroma Stockholm – Supozimi se s’do na ndodhte asgjë dhe do të ishim në rregull edhe pa ndonjë kufizim qeveritar. (Termi më parë përdorej vetëm kur viktima ka tërheqje ndaj rrëmbyesit/dhunuesit të saj/tij)

    “Çrregullimi” zoom-morfik i trupit – Kur jeni në një takim pune/shkolle online dhe ju duket vetja aq keq në kamerë, sa nuk mund të përqendroheni në diçka tjetër.

    Germophobe (Fobia nga bakteret, germs-bakteret) – Dikur, njerëz të çmendur. Sot, të gjithë njerëzit, përveç të çmendurve.

    Streha e “çmendur” (Helter Shelter) – Ai moment gjatë karantinës, kur gjithçka në shtëpi duket kaotike dhe e pisët dhe të vjen të thuash: “Varja, hajde dalim jashtë. Nuk më intereson nëse vdesim ne dhe ndonjë tjetër.”

    Kuorumtinë – Numri minimal i anëtarëve të familjes, të nevojshëm për të vendosur se çfarë të shikojnë në TV. (Quorum – numri minimal i anëtarëve të një asambleje/shoqërie që duhet të jenë të pranishëm në një mbledhje, në mënyrë që vendimet të quhen të vlefshme.)

    Maskhole (Nga fjala: Asshole) – Një individ që e mban maskën në një mënyrë që e bën atë plotësisht të paefektshme, p.sh: poshtë hundës, në mjekër, në pjesën e pasme të kokës, në bërrylla etj.

    Novid-19 – 19 minuta pas një takimi të gjatë e të afërt me dikë pa maskë, gjatë të cilit papritmas përjetoni një lloj ngushtimi në fyt dhe keni një siguri se do vdisni. Kjo ndonjëherë zgjat më shumë nëse në atë moment nuk keni mundësi për të larë duart dhe s’keni ende gati dokumentat e trashëgimisë.

    Prindërimi – Aftësia për të zbuluar pse nuk po punon PlayStation-i edhe pse ka internet.

    Bodymullet – Çfarë veshim në një takim në Zoom: një bluzë të bukur lart dhe pizhama (ose asgjë) poshtë.

    Covid-30 – Sasia e peshës së fituar nga një i rritur mesatar gjatë karantinës.

    Rrafshimi i kurbës – Përpjekja për t’u futur në xhinse pas 3 muajsh me pizhama.

    Ndërkohë fjalë si: “Po bë

    Nga Rubrika
    Lifestyle31 Maj 2025
    Përveç medikamenteve, në raste virozash apo infeksionesh të ndryshme rekomandohen ushqime dhe bimë mjekësore që funksionojnë më së miri. Xhenxhefili Sipas të...
    Lifestyle30 Maj 2025
    Qershori i vitit 2025 pritet të sjellë ndryshime të rëndësishme dhe përvoja të forta emocionale për dy shenja të zodiakut. Astrologët parashikojnë...
    Lifestyle29 Maj 2025
    Dashi Horoskopi i datës 29 maj 2025 nga Christine Haas Yjet do ju ndihmojnë të hidhni hapa para në fusha të ndryshme...
    Të tjera
    Lajme01 Qershor 2025
    Ish-kryetari i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri tha se pushteti aktual është “përfituesi i heshtur” i ngërçit politik. Ai ka shkruar...
    Lajme01 Qershor 2025
    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka kujtuar Xhevën, heroinën e lindur në Ditën e Fëmijëve. Përmes një postimi në Facebook, Lladrovci tha...
    Kronika01 Qershor 2025
    Një grua rreth 24-vjeçare ka vdekur në QKUK si pasojë e një aksidenti. Rastin e konfirmoi drejtori i Emergjencës në Prishtinë, Naser...
    Kronika01 Qershor 2025
    Inspektorati Policor i Kosovës ka bërë të ditur se janë arrestuar tre persona, njëri prej tyre zyrtar policor, nën dyshimin se kanë...
    Vip01 Qershor 2025
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Tuna, u përball me një moment të sikletshëm gjatë një performance në një club. Tuna u pengua në...
    Lajme01 Qershor 2025
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar fëmijët për 1 Qershorin, ditën e tyre. Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.