62 raste të reja me COVID-19 u konfirmuan ditën e djeshme.
Kësisoj numri i përgjithshëm i të infektuarve shkoi në 15 mijë e 270 raste, nga gjithsej 63 mijë e 638 persona të dyshimtë.
Gjatë të njëjtës kohë janë shëruar 85 pacientë teksa numri i përgjithshëm i të shëruarve shkoi në 12 mijë e 900 raste. Si pasojë e koronavirus për disa muaj radhazi në Kosovë humbën jetën 616 qytetarë.
Por lajmi i mirë është se gjatë këtij muaji pati rënie të dukshme, të rasteve, vdekjeve dhe përhapjes së pëgjithshëm të këtij virusi.
Nga ministria e Shëndetësisë është publikuar lakorja e këtij muaji, ku edhe shihen rezultatet e mira të rënies së këtij virusi.
Në fillim të shtatorit thuajse çdo ditë pati nga 8 apo 9 të vdekur, tani për tani ka 1,2 apo asnjë, raporton Indeksonline.
Nuk dihet nëse ekziston mundësia e një vale të dytë të përhapjes së virusit, por që tani për tani rreziku është ulur.

Të tjera
-
19:50 | 31 Janar 2023
-
19:41 | 31 Janar 2023
-
19:32 | 31 Janar 2023
-
19:31 | 31 Janar 2023
-
19:11 | 31 Janar 2023
-
18:44 | 31 Janar 2023
-
18:41 | 31 Janar 2023
-
18:39 | 31 Janar 2023
-
18:37 | 31 Janar 2023
-
18:21 | 31 Janar 2023
-
18:19 | 31 Janar 2023
-
18:16 | 31 Janar 2023