Gazeta e njohur, “Danas” ka treguar emrat që do ta përfaqësojnë Beogradin zyrtar në këtë takim, i cili do të jetë më shumë i karakterit ekonomik.
Prijës i grupit padyshim se do të jetë presidenti, Aleksandër Vuçiq.
Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën, Marko Gjuriq.
Ministri i Financave, Siniša Mali
Kryetari i Dhomës së Tregtisë, Marko Čadež
Ndryshe, në Shtëpinë e Bardhë nga Kosova do të jenë; kryeministri Avdullah Hoti, zv. kryeministrat Driton Selmanaj dhe Albulena Balaj, ministrat Selim Selimi, Arban Abrashi, Meliza Haradinaj-Stublla si dhe shefja e kabinetit Ardita Dushi.