
Adil Behramaj këshilltar i presidentit Hashim Thaçi, ka reaguar pas vdekjes së 26-vjcarit nga Gjilani në Qendrën e Studenteve në Prishtinë, raporton “Front Online”.
Përmes një postimi në “Facebook”, Behramaj ka publikuar një dokument e ku figuron se tashmë i ndjeri ishte i pajisur me dokumente që vërtojnë problemet shëndetësore të tij.
“Jep dorëheqje ministër dhe mos e mendo fare nëse beson ende në betimin që ke dhënë si mjek. Dhe, kuptohet, nëse guxon prej tutorit tënd, Albin Kurtit. Edhe për këtë mashtrim duhet të jepni përgjegjësi. Pa u bërë as 1 ore kur deklaruat që i riu nga Gjilani nuk ka pasur asnjë dokument, që vërtetonte se ka qenë i sëmurë, iu doli gënjeshtra në publik. Në listën zyrtare, ku figuron emri i të ndjerit, te komenti i personit përgjegjës që e paska pranuar, thuhet qartë se ai kishte probleme shëndetësore dhe posedonte vërtetim! Personalisht, ti ministër mendoj që ke më shumë vlera se tutori yt, por mos e mendo dy herë dorëheqjen dhe shpëtoje fytyrën tënde!”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.
Ky është dokumenti: