×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Këshilltari i Qeverise britanike për pandeminë jep dorëheqjen, pasi theu rregullat e izolimit

    FrontOnline
    06 Maj 2020

    Profesori Neil Ferguson ka dhënë dorëheqjen nga roli i këshilltarit të Qeverisë britanike për koronavirusin, pasi që ka pranuar se “ka bërë gjykim të gabuar”, duke i shkelur rregullat e izolimit, shkruan BBC-ja.

    Profesori Ferguson, këshillat e së cilit shtynë kryeministrin e Britanisë të izolojë tërë shtetin, tha se i vjen keq që ka dëmtuar këshillat e distancimit social.

    Gazeta the “Telegraph” ka raportuar se një grua për të cilën thuhet është në lidhje me profesorin, ka vizituar shtëpinë e tij gjatë izolimit.

    Parashikimi që bëri profesori Ferguson për përhapjen e virusit, sugjeroi se 250.000 njerëz mund të vdisnin pa veprime drastike.

    Kjo shtyri kryeministrin Boris Johnson, që më 23 mars të njoftojë vendosjen e kufizimeve gjithëpërfshirëse për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

    Nën këto masa, u kërkua nga të gjithë që te dalin sa më pak dhe nëse partnerët jetonin ndaras, u është thënë që “më së miri” të rinë në shtëpitë e tyre.

    Në një deklaratë, profesori Ferguson tha: “Pranoj që kam bërë një gabim në të gjykuar dhe kam vepruar keq. Andaj kam dhënë dorëheqjen nga SAGE (Grupi Këshillues Shkencor për Emergjenca). Veprova duke besuar se jam imun, pasi qe kisha rezultuar pozitiv për koronavirus dhe kisha ndenjur në izolim dy javë pasi që më ishin shfaqur simptomat. Më vjen keq qe i nënvlerësova mesazhet e qarta për nevojën e distancimit social”.

    Ai e quajti këshillën e Qeverisë për distancim social “të paanshme” dhe se ishte aty për “të na mbrojtur të gjithë”.

    The Telegraph raportoi se Antonia Astaats vizitoi shtëpinë e tij në së paku dy raste gjatë izolimit.

    Dorëheqja e Fergusonit ishte humbje e madhe për Qeverinë, sipas ekspertëve dhe u quajt si “shkencëtari më i rëndësishëm” gjatë kohës së shpërthimit të virusit, së bashku më këshilltarin kryesor mjekësor,. Chris Whitty dhe këshilltarin kryesor shkencor Patrick Wallace.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.