×
  • Lajme
  • Lajme

    Këshilltari i kryeministrit Hoti sulmon në baza fetare gazetarin Emanuel Demaj

    FrontOnline
    08 Korrik 2020

    Këshilltari i Kryeministrit të Kosovës, Almir Veliji, nëpërmjet një komenti në llogarinë e kryetares se SDU dhe deputetës Duda Balje në “Facebook”, ka sulmuar në baza fetare Emanuel Demajn, Kryeredaktor i Agjencisë së Lajmeve Kosova.info.

    Në një reagim të “Kosova.info”, thuhet se duhet t’ia kujtojmë fillimisht z. Veliji se në bazë të Nenit 4 (Mbrojtja me Kodin Penal, pika 4.1): “E drejta për të manifestuar fenë ose besimin nuk mund të abuzohet nëpërmjet nxitjes, ngacmimit, ose provokimit të jo tolerancës ose urrejtjes nacionale, fetare ose racore, duke kërcënuar të drejtën për të jetuar, të drejtën për shëndet fizik dhe mendor, të drejtat për fëmijë ose të drejtën për të respektuar integritetin privat dhe familjarë”; duke qenë kjo një e drejtë e garantuar, sipas pikës tjetër në vijim (4.2): “Sulmi ndaj çfarëdo zyrtari fetar, shkatërrimi ose dëmtimi i ndonjë vendi ose objekti fetarë, ose prone tjetër e ndonjë Bashkësie fetare, ashtu si edhe ndonjë akt ose aktivitet që ka për qëllim të shkaktojë, nxis, ose provokojë urrejtje fetare, është i ndëshkueshëm në bazë të Kodit të Përkohshëm Penal të Kosovës.”

    Veliji, i cili, siç e thamë, është Këshilltar i Kryeministrit Avdullah Hoti, vjen nga Partia SDU e Duda Balje, e cila është arsyeja e vërtetë e këtij sulmi. Siç kemi raportuar, kjo e fundit është lëshuar në një fushatë të egër kundër mediumit tonë (Kosova.info), duke thyer dhe shkelur çdo parim, duke e keqpërdorur edhe pozitën e saj zyrtare.

    Kosova.info dënon ashpër këto sulme dhe etiketime të cilat po i bënë deputetja Duda Balje bashkë me përkrahësit tjerë, ndaj gazetarëve të Agjencisë së Lajmeve Kosova.info. Këto linçime, komente, etiketime janë të papranueshme, jo etike dhe të ndëshkueshme (siç e thamë më sipër), me ligje të Kosovës, të gjitha këto ofendime dhe fyerje ne baza fetare po bëhen në profilin e Kryetares së Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Duda Balje.

     

    Nga Rubrika
    Lajme22 Nëntor 2024
    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se gjatë dy javëve të fundit, përkatësisht, nga data 11-22.11.2024, ka ngritur gjithsej 121 aktakuza ndaj...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Njësia e Taskë  Forcës -Lindje (Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosoves) në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmuar pretendimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë se më...
    Të tjera
    Lajme22 Nëntor 2024
    Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, gjatë ditës së dytë të vizitës zyrtare në Poloni, ka thënë se Kosova ka shënuar progres të shpejtë, ka...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Policia ka sekuestruar një veturë Lamborghini, pa targa, në fshatin Zhur të Prizrenit ku gjatë patrullimit kishte parë se atë po e...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka shkruar për mospërkrahjen e opozitës për votimin e buxhetit për vitin 2025. Murati në një reagim...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO-ja, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX-i) dhe Policia e Kosovës...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeff Hovenier derisa ka folur në lansimin e Udhëzuesit për Matjen e Dënimit nga Gjykata...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Ka dështuar seanca e rigjykimit për tentim vrasje shkaku se ka munguar Agron Sopaj. Ky i fundit akuzohet për “lëndim të rëndë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.