×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Këshilla e ekspertëve: Konsumoni djathin në mëngjes, ja arsyet pse duhet ta bëni…

    FrontOnline
    02 Korrik 2020

    Kush nuk e do djathin? Shqiptarët e konsumojnë shumë. Një fetë djathi e shndërron edhe sallatën apo vaktin më të mërzitshëm në një gosti të shijshme.

    Djathi, edhe në të kaluarën ka qenë një nga produktet e bulmetit më të rekomanduara nga mjekët, për shkak të vlerave shëndetësore që ka. Por e kishit menduar ndonjëherë se kur është koha më e mirë për t’i marrë të gjitha vlerat e tij? Duke qenë se është një produkt që konsumohet gjërë, nuk është menduar gjatë se në cilin vakt djathi ka potencialin e tij më të madh. Mëngjesi është vakti më i përshtatshëm ku trupi ynë përfiton më shumë nga vlerat e djathit të bardhë. Më poshtë gjeni të listuar gjashtë arsyet përse djathi i bardhë duhet të konsumohet në mëngjes.

    Është shumë i thjesht për t’u tretur

    Sipas të dhënave djathi i bardhë është produkti i bulmetit që organizmi ynë e tret më lehtë.

    Falë strukturës së tij, enzimat e stomakut arrijnë ta shpërbëjnë shumë shpej  dhe në të njëjtën kohë lehtësohet dhe përthihtja e mineraleve që ai përmban.

    Një vlerë tjetër është se duke qenë se ka veti anti inflamatore, ai ndihmon shumë tretjen e të gjithë personave që janë intolerantë ndaj produkteve të bulmetit.

    Ka përqindjen më të ulët të yndyrës

    Djathi i bardhë ka 21 gramë yndyrë për çdo 100 gramë, duke e çuar këtë produkt në shkallën më të lartë të klasifikimit të ushqimeve mirëbërëse.

    Nëse ky djathë konsumohet në mëngjes nga personat që kanë probleme me kolesterolin, ai ndihmon ruajtjen e një ekuilibri të shëndetshëm të përthithjes së yndyrës edhe gjatë ditës.

    Një burim i mirë i proteinës

    Përveç sasisë së konsiderueshme të kalciumit, djathi i bardhë përmban edhe proteina.

    Të gjithë ekspertët dhe mjekët këshillojnë këdo, që mëngjesin ta pasurojnë me sa më shumë proteina. Nga njëra anë ato i japin organizmit tonë më shumë energji gjatë ditës, dhe nga an tjetër janë jetësore për shëndetin e muskujve.

    Plot me vitamina

    Djathi i bardhë është i pasur me vitaminat më të rëndësishme siç janë B6, vitamina A dhe fosfori.

    Vitamina B6 ka një funksion thelbësor për metabolizmin dhe formimin e qelizave të reja.

    Ndërkohë vitamina A falë antioksidantëve që përmban, lufton të gjitha radikalet e lira.

    Fosfori, i fundit në radhë po jo nga rëndësia, është një mineral që gjendet në secilën qelizë të organizmit tonë.

    Ai ndihmon stomakun të ruajë ekuilibrin e aciditetit.  Në bashkëveprim me kalciumin ai rigjeneron dhe ndërton qelizat kockore për rritjen dhe jetëgjatësinë e organizmit.

    Këto vitamina dhe minerale, nëse konsumohen në mëngjes, arrijnë të ruhen në organizëm dhe e kryejnë funskionin e tyre përgjatë gjithë ditës.

    Një probiotik fantastik

    Djathi i bardhë është produkti ideal për shëndetin e aparatit tretës. Ai përmban një numër të lartë probiotikësh, të cilët ndikojnë në përmirësimin e funksioneve të stomakut por jo vetëm.

    Ndihmon në shëndetin e kockave

    Duke qenë se djathi i bardhë prodhohet nga qumështi i lopës, deles apo dhisë, është burimi më i mirë i kalciumit dhe kaliumit.

    Nëse ai konsumohet në mëngjes, trupi përfiton nivelet e duhura të këtyre mineraleve.

    Nga Rubrika
    Sport07 Gusht 2025
    Nga Liga e Kampionëve i ‘shporri’ Shkëndija! Tronditja që pësoi klubi më i trofeshëm rumun nga eliminimi prej ekipit shqiptar nga Tetova,...
    Sport07 Gusht 2025
    FIFA e ka përditësuar ranglistën sa i përket kombëtarëve në kategorinë e femrave. Kosova gjendet në vendin e 93-të. “Dardanet” janë ngritur...
    Sport07 Gusht 2025
    Baseli e fituar thellë derbin ndaj Young Boys në xhiron e katërt të ligës elitare zvicerane. Ata ngadhënjyen me rezultat 4:1 ndaj...
    Të tjera
    Lajme07 Gusht 2025
    Në seancën dëgjimore për caktim të masës së paraburgimit ndaj Liman Sallaukës, Xhevat Sallaukës, Ramadan Paçarizit dhe ish-drejtorit të Policisë në Prizren,...
    Lajme07 Gusht 2025
    Dy shtetas të Shqipërisë kanë rënë në prangat e Policisë së Kosovës pasi të enjten dyshohet se kanë paguar me para false...
    Lajme07 Gusht 2025
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar pas protestës së sotme ndaj “padrejtësive në Hagë”. Haziri ka thënë se...
    Lajme07 Gusht 2025
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka dhënë mbështetje protestës së sotme të veteranëve, e cila u mbajt në sheshin “Skënderbeu” në...
    Lajme07 Gusht 2025
    Dhunë fizike dhe torturë kanë ushtruar ndaj bashkëmoshatares së tyre disa të mitura në Gjilan. Në pamjet e publikuara nga Nacionalja, dëgjohet...
    Lajme07 Gusht 2025
    Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali tha se protesta masive në Prishtinë rikonfirmoi, siç u shpreh ajo, indinjatën e thellë mbarëshqiptare...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.