×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërkoi dorëheqjen e Thaçit, Bildt ia kujtojnë kohën kur ai pinte raki me Mladicin, derisa në Srebrenicë ndodhte gjenocidi

    FrontOnline
    27 Qershor 2020

    Aktivisti boshnjako-amerikan, i ka reaguar ashpër Carl Bildit, i cili në një shkrim të tij kishte thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi duhet të jap dorëheqje pas propozim aktakuzës nga Prokuroria e Dhomave Speciale.

    Bashkëkryesuesi i Këshillit Europian për Marrëdhënie të Jashtme, Carl Bildt, në një shkrim aurorial ka kërkuar që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi të dorëhiqet nga pozita e tij, edhe pse aktakuza ende nuk është konfirmuar nga Gjykata Speciale, por vetëm është propozuar.

    E ndaj Bildt ka reaguar ashpër aktivisti boshnjako-amerikan, Reuf Bajrović, i cili ka thënë se Carl Bildt ka kredibilitet zero në Ballkanin Perëndimor.

    Sipas tij, është Carl Bildt ai që do të duhej të hiqte dorë kur ai po pinte raki me Mladicin ndërsa gjenocidi ndaj Srebrenicës po ndodhte.

    “Kur bëhet fjalë për Ballkanin Perëndimor, kredibiliteti i Carl Bildt është zero. Ai duhet të hiqte dorë nga debatet ekstreme, sepse përderisa ai po pinte raki me Mladicin, gjenocidi po ndodhte në Srebrenicës”, ka aktivisti bosnjako-amerikan Reuf Bajrović

    Ndryshe, ish-komandanti serb i Bosnjës Ratko Mlladi ishte dënua me burgim të përjetshëm nga gjykatësit pasi u shpall fajtor për krime kundër njerëzimit dhe gjenocid, ai kishte “përgjegjësi të madhe” për gjenocidin e më shumë se 8,000 burrave dhe djemve myslimanë të kryer në Srebrenicë më 1995.

    Bildt ka shërbyer si i dërguar i posaçëm i Bashkimit Europian në ish-Jugosllavi nga qershori 1995, ka marrë pjesë në Konferencën e Paqes në Dejton, në nëntor 1995 dhe ka qenë Përfaqësues i Lartë për Bosnje dhe Hercegovinën nga dhjetori 1995 deri në qershor 1997, menjëherë pas Luftës së Bosnjës.

    Nga viti 1999 deri në vitin 2001, ai shërbeu si i dërguar i posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Ballkanin..

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.