×
  • Tenderët
  • Tenderët

    Kërkohet rivlerësim për tenderin e KEK-ut për furnizim me makinë për thithjen e pluhurit

    FrontOnline
    24 Shkurt 2020

    Kompania ”CMC Group” përmes ankesës së deponuar në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), po kërkon rivlerësimin e tenderit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) “Furnizim me makine mobile për thithje te pluhurit”. Eksperti Shqyrtues i OSHP-së Muhamet Kurtishaj, ka rekomanduar që lënda në fjalë të kthehet në rivlerësim. Me rekomandimin e tij është pajtuar edhe përfaqësuesi i kompanisë, por në anën tjetër përfaqësues të KEK-ut e kanë kundërshtuar një rekomandim të tillë, madje ata kanë rekomanduar Panelit të OSHP-së që ankesa e kompanisë në fjalë të refuzohet si e pa bazuar, deri sa të mbetet në fuqi vendimi i Autoritetit Kontraktues, raporton “Front Online”.

    Shaban Selani nga kompania CMC Group” në seancën e Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) të cilën e ka monitoruar “Front Online” ka thënë se pajtohet me vlerësimin e Ekspertit  Shqyrtues (ESH) që lënda në fjalë të kthehet edhe një here ne rivlerësim.

    Por, në anën tjetër përfaqësuesi i KEK-ut Ilir Fazliu ka thënë se Autoriteti Kontraktues nuk pajtohet  me raportin e Ekspertit.

    “Ne si Autoriteti Kontraktues me rastin e rivlerësimit ë këtij tenderi  të kthyer me vendimin e OSHP-së 547-550/19 të datës 23.10.2019 me te cilin ky aktivitet është kthyer ne rivlerësim, Komisioni i rivlerësimit e ka shqyrtuar ketë lënde dhe te gjitha pretendimet ankimore dhe ne vendimin e marr për vlerësim ka marr për bazë çdo pikë të vendimit të OSHP-së dhe e ka zbatuar atë, dhe teknikisht ka gjet vërejtje tjera më shumë se sa ka dhënë Paneli” ka thënë ai, raporton “Front Online”.

    Gjatë prezantimit në seancë Eksperti Shqyrtues  Muhamet Kurtishaj tha se kanë shqyrtuar pretendimet ankimore të OE edhe pse disa kanë qenë te njëjta me raportin e vendimit te OSHP-së. Sipas tij, çështjet janë teknike dhe janë ne përputhje me Dosjen e Tenderit sepse janë brena kërkesave dhe OE ankues i ka përmbush. “Çështje për të cilat thirret Autoriteti Kontraktues që janë ofruar katalogë të tjerë në bazë të nenit 72 mund të plotësohen dhe nuk shoh që është bërë ndonjë shkelje nga Autoriteti Kontraktues. Në anën tjetër edhe vet OE i rekomanduar ka ofruar një vërtetim që nuk dihet as data dhe është pranuar nga Autoriteti Kontraktues, ndërsa për OE tjetër Autoriteti Kontraktues thotë se nuk janë valide” ka thënë ai, raporton “Front Online”.

    Në fjalën përfundimtare përfaqësuesi i OE-së kërkojë nga Paneli Shqyrtues të aprovoj ankesën e tyre si të  bazuar dhe lënda të kthehet në rivlerësim.

    Në fjalën përfundimtare përfaqësuesi  i AK-së kërkojë nga Paneli Shqyrtues te hedhe poshtë ankesa e OE ankuese dhe te mbetet ne fuqi vendimi  Autoritetit Kontraktues, raporton “Front Online”.

    Vendimi i Panelit Shqyrtues për këtë aktivitet Prokurimit do të merret në ditët në vijim, deri sa portali “Front Online” do t’u mbaj të informuar në vazhdimësi për rrjedhën e këtij procesi të prokurimit. / Front Online /

     

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.