×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërkohet paraburgim ndaj dy personave për kultivim të bimëve narkotike

    FrontOnline
    24 Korrik 2020

    Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, në Gjykatën kompetente në Gjilan, ndaj të dyshuarve SH.K. dhe H.D., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale ‘’Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit’’.

    Ekziston dyshimi i bazuar se, më 23 Korrik 2020, në fshatin Berivojcë, komuna e Kamenicës, të dyshuarit SH.K. dhe H.D., me qëllim të prodhimit të narkotikëve dhe substancave psikotrope, pa autorizim kanë kultivuar bimë narkotike, ashtu që në pronën e të dyshuarit SH.K., janë gjetur 540 bimë narkotike të mbjellura, të llojit ‘’Cannabis sativa’’, në gjatësi prej 20 – 50 cm.

    Në këtë mënyrë dyshohet se të njëjtit kanë kryer veprën e sipërshënuar penale.

    KEDS vendos 17 trafo të reja në daljen e Ponoshecit të Gjakovës
    Nga Rubrika
    Lajme18 Qershor 2024
    Gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Sylejman Selimi, ka deklaruar në emisionin “Debat Plus” se situata në veri të Kosovës është...
    Lajme18 Qershor 2024
    Veprimtari i çështjes kombëtare, ish i burgosuri politik dhe i mbijetuar i krimit të gjenocidit në Burgun e Dubravës, Demir Lima, ka...
    Lajme18 Qershor 2024
    Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim emisarin special të BE-së,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni18 Qershor 2024
    Ministria e Jashtme gjermane po përshpejton me shpejtësi procedurat e vizave për punëtorët e kualifikuar të nevojshëm për ekonominë, tha Ministrja e...
    Bota/Rajoni18 Qershor 2024
    Ministri i Brendshëm Taulant Balla u takua në Bernë, me ministrin e Drejtësisë dhe Policisë të Zvicrës, Beat Jans, me të cilin...
    Lajme18 Qershor 2024
    Sot në 25-vjetorin e Ditës së Çlirimit të Skenderajt, është përuruar skulptura e Leutrim Ahmetit, 7-vjeçarit të vrarë gjatë luftës në Kosovë....
    Bota/Rajoni18 Qershor 2024
    Dje në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” me lëndim nga plumbi i humbur nga arma e zjarrit është sjellë një tridhjetë e...
    Lajme18 Qershor 2024
    Raportuesja Speciale Kombeve të Bashkuara për Liri të Mendimit dhe Shprehjes, Irene Khan, ka qenë në Kosovë për një mision faktmbledhës. Kështu...
    Bota/Rajoni18 Qershor 2024
    Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, thotë se Washingtoni është ende duke rishikuar një dërgesë me bomba të mëdha për Izraelin për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.