
Për ta siguruar shumën prej 150.000 euro të cilat nevojiten për shërimin e të riut Ilir Behluli i cili është i diagnostifikuar me Leokemi Akute, njerëzit po gjejnë forma nga më të ndryshmet, shkruan Front Online.
Blend Qerimi bashk me vëllan e tij Shendin, ka kënduar në qendër të qytetit të Gjilanit, duke i ftuar qytetarët të kontribojnë për ta siguruar shumën e nevojshme.
Ai për 4 orë sa ka kënduar, ka arritur të sigurojë 4183 euro.
Këtë e ka bërë të ditur vet Blendi në një postim në Facebook, ai bile e ka veçuar një moment gjatë orëve të këndimit ku një i varfër ka dhuruar para..
“Çka më preku më së shumti është një qytetar i cili vetë jeton në kushte të vështira financiare. Ai u ndal dhe i dhuroi 20 cent, mbase edhe duke e lënë vetën keq, vetëm e vetëm që t’i gjindet në kohë të veshtira dikujt që është duke luftuar për jetë”, shkruan ai./Front Online.
Postimi i Blendit: