×
  • Lajme
  • Lajme

    Kelmendi: Kur Qeveria kërkoi para nga diaspora tregoi paaftësinë e vet

    FrontOnline
    29 Prill 2020

    Afaristi i njohur, Ramiz Kelmendi, deklaroi se vazhdimi i masave deri në korrik do të jetë shumë i dëmshëm. Kelmendi në “Sytë 7” në “Klan Kosova” theksoi se këto masa do të jenë likuiduese për një pjesë të madhe të gastronomisë. “Këto masa kanë me qenë jashtëzakonisht të dëmshme për ekonominë, ndërsa siç duket do të jetë edhe likuiduese për një pjesë të madhe të gastronomisë, më mirë është me zgjat më shumë dhe gradualisht me u zbut masat sesa me qenë strikte. Çdo masë që zgjat deri në fillim të korrikut është jashtëzakonisht e dëmshme për ekonominë, do të kemi humbje të jashtëzakonshme, në këtë rast do të ketë humbje edhe buxheti, ku nuk do të mundë të paguajë ndoshta as të ardhurat e veta”.

    Kelmendi theksoi se liria për vetëm 1 orë e gjysmë e vështirëson jetën e qytetarëve. “Ndryshimi i regjimit të lëvizjes së lirë me një orë e gjysmë brenda ditës e vështirëson komunikimin e lirë në viset jashtë qytetit. Më mirë me qenë një karantimin i gjatë dhe mos me leju me lëviz vetëm ata që kanë nevojë dhe për shtatë ditë numri të arrijë në zero e kështu pasojat ekonomike do të jenë shumë më të vogla”.

    Kelmendi po ashtu ka folur edhe rreth dëmeve ekonomike, ku vetëm biznesi i tij do të ketë humbje rreth 6 milionë euro deri në korrik.

    “Për bruto-produktin vendor është dikur rreth 150 milionë, shembull për biznesin tim humbja mujore është në këtë rast 1.5 milion euro në muaj, pra nëse kjo zgjat deri në korrik del që kompania do të humbë deri në 6 milionë”, deklaroi Kelmendi.

    Kelmendi theksoi se ndihma prej 170 eurove nga Qeveria duhej t’u jepej si është shpallur pandemia dhe se kërkimi i parave nga diaspora ishte paaftësi e Qeverisë.

    Kelmendi po ashtu theksoi se po të shpallej gjendja e jashtëzakonshme me kohë edhe gjendja politike në vend do të ishte më e mirë. “Qytetarët e Kosovës nuk kanë nevojë për ndihma sociale në këtë rast të pandemisë, ish dashtë që në momentin kur është shpallë gjendja e izolimit Qeveria ish dashtë të intervenojë menjëherë me 170 euro, në mënyrë që këto ta rrisin konsumin dhe ta mbajnë ekonominë gjallë. Sigurisht që do të duhej të shpallej, sikur të shpallej gjendja e jashtëzakonshme nuk do të kishim këtë gjendje të jashtëzakonshme politike, në këtë rast Qeveria ka humbur shumë dhe institucionet tjera kanë humbë shumë që nuk kanë leju me shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, duke u friku nga ndikimi politik, nga presidenti. Shteti në momentin që ka kërkuar financim nga diaspora ka tregu paaftësinë e vet financiare për të mbështetur kërkesat e mëdha që lindin. Diaspora është e prekur vetë dhe dëmin më të madh që do t’ia sjellë ekonomisë kosovare do të jenë remitencat, meqë do të mungojnë së paku 500 milionë”.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Gjykata Supreme ka shfuqizuar kufirin e moshës për asistentë në Universitetin e Prishtinës, duke e cilësuar si diskriminues dhe të paligjshëm. Sipas...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministri i Jashtëm i Kinës bëri thirrje për t’i dhënë fund veprimeve ushtarake të Izraelit ndaj Iranit gjatë një bisede telefonike me...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka reaguar ndaj paralajmërimit të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump për të ndërprerë tregtinë mes dy vendeve...
    Kronika04 Mars 2026
    Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj ka njoftuar se në Rahovec dhe në Gjakovë, gjatë ditës së djeshme janë gjetur mjete...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar së Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja në këtë kohë. Ai ka...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.