×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    KEK-u sqarohet për “ALSTOM”

    FrontOnline
    25 Qershor 2020

    Përmes një komunikate për media Korporata Energjetike e Kosovës ka sqaruar rreth angazhimit të kompanisë “ALSTOM” në këtë kompani Publike

     Ja sqarimi i plotë i KEK-ut për raportimet rreth “ALSTOM”

     Duke qenë se ditëve të fundit disa zyrtarë të KEK-ut, në mënyrë të qëllimshme, duke dashur të dëmtojnë imazhin e KEK-ut, kanë vënë në lajthitje disa media duke i dezinformuar ata dhe përmes tyre edhe opinionin e gjerë publik, KEK-u sqaron si në vijim.

    Për hire të informimit të opinionit të gjerë dhe për hire të transparencës, Korporata Energjetike e Kosovës njofton se ‘ALSTOM’ është prezente në Kosovë në vazhdimësi që nga viti 1979 pasi që është kompani projektuese e Termocentralit Kosova B, ndërsa në varësi të marrëveshjeve kontraktuale në TC-B gjendet që nga viti 1983/4, nga kur ky termocentral është lëshuar në punë.

    Në këtë drejtim, ju bëjmë me dije se edhe nga koha e pas luftes, respektivisht nga viti 1999 – 2006, kompania “ALSTOM” ka vazhduar prezencën e saj  në TC-B (gjatë menaxhimit dhe investimeve nga ndërkombëtarët) me kontrata nga BE-AER. Madje pas zjarrit në një pjesë të madhe të këtij termocentrali qe ndodhi ne vitin 2002, kjo kompani ka bërë riparimet gjenerale në TC-B, me kontratën (nga BE-AER) për riparimin e dëmeve të zjarrit (Fire Damage Repair – FDR)

    Për më tepër, kompania “ALSTOM” është prodhuesi origjinal i pajisjeve kryesore në TC Kosova B, me theks të veçantë në turbinë, gjenerator dhe sistemin e monitorimit dhe kontrollit (DCS) të komplet termocentralit Kosova B.  KEK-u që nga ndërtimi i TC B-së, për shkak të drejtës autoriale të prodhuesit ka qenë e detyruar të kontraktoj kompaninë “ALSTOM” për blerje – riparim por edhe instalim të këtyre pajisjeve kritike në kuadër të TC B-së. Prandaj, për shkak të kufizimit të së drejtës autoriale të prodhuesit na e pamundëson kontraktimin e këtyre shërbimeve/furnizimeve me prodhues të tjerë për pajisje të TC B-së. Pra kompania “ALSTOM”, si projektuese e TC-B-së ka qenë e përfshirë në të gjitha proceset e këtij termocentrali që nga themelimi dhe vazhdon të jetë edhe sot.

    Vlen të theksohet se të gjitha kontraktimet e deritanishme me kompaninë “ALSTOM” janë zhvilluar në harmoni të plotë me LPP. Në këtë drejtim, sa i përket kontratave mes KEK dhe “ALSTOM”, ne jemi të gatshëm tu ofrojmë transparencë të plotë në të gjitha kontratat që ekzistojnë në arkivat e korporatës, gjithnjë duke respektuar ligjin për qasje në dokumentet zyrtare.

    Fare në fund, Korporata Energjetike e Kosovës, duke qenë e bindur se këto shpifje nga zyrtarë të caktuar të KEK-ut, pikërisht pas 40 vite bashkëpunimi në mes të KEK-ut dhe partnerit strategjik “ALSTOM” janë të qëllimshme dhe po dezinformojnë opinionin e gjerë publik, së shpejti do të fillojë me marrjen e masave adekuate administrative konform rregulloreve të brendshme dhe legjislacionit në fuqi duke përfshirë edhe organet relevante të drejtësisë. E gjithë kjo me qëllim të transparencës dhe mbrojtjes së imazhit të KEK-ut.

    Nga Rubrika
    Ekonomi12 Korrik 2025
    Nga 1 qershori 2025, të gjitha ndërmarrjet e mëdha në Kosovë janë të detyruara të furnizohen me energji nga tregu i lirë,...
    Bota/Rajoni10 Korrik 2025
    Bitcoin ka arritur një rekord të ri historik, duke tejkaluar 112,000 dollarë. Bëhet e ditur se Bitcoin është rritur me afërsisht 20%...
    Ekonomi10 Korrik 2025
    Tashmë janë bërë mbi dy vite që prej kur Kosova u vu nën sanksione nga ana e Bashkimit Evropian. Ato që nga...
    Të tjera
    Bota/Rajoni14 Korrik 2025
    Në fillim të këtij viti, punonjësit e një kompanie farmaceutike nga Italia, shtinë krejt rastësisht në dorë, shifrat e rimbursimit të medikamenteve...
    Lajme14 Korrik 2025
    Ka përfunduar autopsia e 27-vjeçarit që vdiq gjersa po arrestohej nga pesë zyrtarë policor në Lipjan por jo edhe raporti mbi të....
    Lajme14 Korrik 2025
    Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi e ka quajtur “palaço”, kryeministrin në detyrë të Kosovës Albin Kurti. Ai ka thënë se...
    Lajme14 Korrik 2025
    Një incident ka ndodhur sot rreth orës 17:20 në rrugën “Kajtaz Rreci” në Skënderaj, ku një person i moshës madhore ka mbetur...
    Lajme14 Korrik 2025
    Ambasada e Francës në Kosovë në rastin e 14 korrikut Ditës Kombëtare të Francës ka pritur zyrtarë të lartë shtetëorë e figura...
    Lajme14 Korrik 2025
    Presidenca e Kosovës i ka bërë një përmbledhje vizitës së Presidentes Vjosa Osmani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Aty janë përmbledhur...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.