×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Pas rritjes së pensioneve po kërkohet rritja e pagave për 35%

    FrontOnline
    09 Tetor 2024

    Qeveria e Kosovës ka marrë vendim të hënën që t’i rris pensionet për 20%.

    Pas këtij vendimi janë shprehur të pakënaqur përfaqësuesit e pensionistëve, të cilët kanë thënë se rritja ka qenë e pakënaqshme bazuar me inflacionin e lartë në vend. Në anën tjetër, pas rritjes së pensioneve po kërkohet edhe rritja e pagave në sektorin publik.

    Hera e fundit kur Qeveria Kurti bëri ngritjen e koeficientit ishte në fillim të këtij viti, kur vlera e koeficientit  u ngrit nga 105 në 110 euro.

    Kreu i SBASHK-ut: Qeveria të rrit koeficientin për 30%

    Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Rrahman Jasharaj ka kërkuar nga Qeveria të rris koeficientin e pagave për 30%.

    Jasharaj për “Front Online” deklaroi se me pagat aktuale është vështirë të jetohet.

    Ai nuk shprehet optimist se do të ketë ngritje të vlerës së koeficientit tashmë e jo, siç thotë ai, kur të nis fushata zgjedhore.

     “Nga 3 shtatori i kemi dërguar letër Qeverisë që të ngrit së paku 30% vlerën e koeficientit, se me këto paga e me rritje të çmimeve është e vështirë të vazhdohet të jetohet. Qeveria mos t’i ngritë koeficientet e pagat në kohën e fushatës por tash. Jam skeptik që do të rritën por nëse po do të jetë ironike”, u shpreh Jasharaj.

    Sindikalistët e Administratës: Pagat të rriten për 35%

    Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Administratës Publike të Kosovës, Ali Gashi ka deklaruar se Qeveria është e obliguar të trajtoj vlerën e koeficientit çdo vit.

    Gashi thotë për “Front Online” se nuk pranojnë ngritje të koeficientit më pak se 35%.

    Ai tha se me rritjen e pensioneve për 20%, s’ka pritshmëri që do të ketë rritje të vlerës së koeficientit.

    “Sipas ligjit të pagave Qeveria është e obliguar që çdo vit ta trajtoj vlerën e koeficientit. Me këtë rritje të pensioneve jemi skeptik për ndonjë rritje të madhe. Ne e kemi propozuar që nuk pranojmë vlerë më pak se 35 % e vlerës së tanishme, vlerë më pak është tendencë për t’i atakuar zyrtarët publik”, thotë Gashi.

    Sejdiu nga Oda e Mjekëve kërkon rritjen e vlerës së koeficientit

    Kryetari i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu ka kërkuar nga Qeveria të ketë rritje të vlerës së koeficientit njëjtë si inflacioni e rritja e çmimeve.

    Sejdiu thotë për “Front Online” se në baza vjetore duhet të rritë koeficienti i pagave.

    “Koeficienti i pagave duhet të rritet paralelisht me situatën ekonomike duke përfshirë inflacionin. Rritja e koeficientit duhet të jetë në baza vjetore”, ka deklaruar Sejdiu për “Front Online.

    Kreu i Zjarrfikësve: Vlera e koeficientit për zjarrfikësit të jetë 150 euro

    Vlera e koeficientit për zjarrfikësit duhet të jetë 150 euro.

    Kështu po deklaron për “Front Online” kryetar i Sindikatës së Zjarrfikësve, Muharrem Beka.

    Beka thotë se nuk pret që Qeveria të bëjë një hap të tillë.

    “Vlera e koeficientit është dashur të jetë 150. Nuk besoj që do të ketë ngritje të koeficientit ani pse ka nevojë me këtë rritje të çmimeve e inflacionit është vështirë të mbahet jetë e dinjitetshme”, deklaroi Beka.

    Kreu i Zjarrfikësve kërkon edhe një çështje tjetër ta zgjidh Qeveria aktuale për këtë kategori.

    “Duhet të trajtohet edhe çështja e shtesave se zjarrfikësit e kanë pas një rrezikshmëri dhe jua ka ndërprerë”, përfundoi Beka për “Front Online.

    Rritja e koeficientit për 110 euro ka qenë më e prekshme për ata që veçse i kanë pagat më të larta.

    Presidentes së shtetit, me koeficientin 18, u janë shtuar 90 euro në pagë. Kryetari i Kuvendit do t’i marrë plus 87.5, kurse kryeministri 85 euro më shumë. Ndërsa deputetëve dhe ministrave u rriten rrogat nga 82 euro.

    Rritje më të vogël, me 28 euro, kanë ushtarët e FSK-së. Policëve e zjarrfikësve u janë shtuar në rroga nga 25 euro. Mjekët kanë përfituar plus 60 euro, ndërsa infermierët nga 25.5 deri 30 euro./Front Online

     

     

     

     

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme28 Tetor 2024
    Portali “Front Online” sonte raportoi se një polic i Kosovës u arrestua në orët e mbremjës në Prishtinë, i dyshuar për lëndë...
    Lajme28 Tetor 2024
    Forca Rezervë Strategjike e KFOR-it (SRF) e dislokuar nga Britania e Madhe u ridislokua sot nga Kosova, pasi përfundimit të një misioni...
    Lajme28 Tetor 2024
    Atifete Jahjaga, ka qenë gruaja e parë presidente në Kosovë e madje edhe në rajon. Për këtë, ajo kishte marrë edhe vëmendje...
    Të tjera
    Lajme28 Tetor 2024
    Atifete Jahjaga, ka qenë gruaja e parë presidente në Kosovë e madje edhe në rajon. Për këtë, ajo kishte marrë edhe vëmendje...
    Vip28 Tetor 2024
    Derisa po flitej për një pëlqim të mundshëm mes Gjestit dhe Xhenetës, në një moment banorja e Big Brother ka treguar zinxhirin...
    Vip28 Tetor 2024
    Aktori i njohur Rezart Veleshnja ka vazhduar imitimet teksa në spektaklin ‘Prime’ ka imituar sërish këngëtarin Xuxi. Imitimi i Rezit shkaktoi shumë...
    Lajme28 Tetor 2024
    Qeveria e Serbisë njoftoi të hënën se e ka miratuar një projektligj për siç e quajti ajo organizimin dhe kompetencën e autoriteteve...
    Lajme28 Tetor 2024
    Për të martën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira gjatë ditës, ndërsa në orët e mëngjesit pritet të ketë mjegull...
    Lajme28 Tetor 2024
    Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, ka postuar një video nga Suedia. Sipas tij, mërgata është me Lëvizjen dhe “nuk do të lejojë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.