×
  • Lajme
  • Lajme

    Kazinotë në Karaçevë konsiderohen ilegale, deputeti thotë se ato i kanë të “fortit” e Prishtinës

    FrontOnline
    14 Gusht 2020

    Krahas hyrjes së xhandarmerisë serbe në Karaçevë, deputetët në seancën e sotme plenare kanë ngritur shqetësimin për kazinotë e shumta në këtë fshat. Kjo u konsiderua si ilegale edhe nga vet qeveria, derisa deputetët opozitar thonë se banorët atje iu kanë thënë se këto kazino i kanë “të fortit” e Prishtinës.

    Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci tha se ato kazino nuk kanë mundësi t’i hapin banorët në ato zona.

    Bajqinovci: Banorët e Karaçevës na kanë treguar se të fortit e Prishtinës i kanë hapur kazinotë atje

    “Banorët e Karaçevës na kanë treguar se të fortit e Prishtinës i kanë hapur kazinotë atje. Nuk kanë mundësi me i hap karaçevasit aty, apo nga Kamenica”, tha ai.

    Operimin e tyre e cilësoi si ilegal edhe vet zëvendëskryeministri, Besnik Tahiri.

    Tahiri: Ky është një operim ilegal

    “Sa i përket kazinove tash ministrja më tha se ky është një operim ilegal që shteti e ka detyrë me i mbyllë”, tha ai.

    Ndërkaq, kritika ndaj qeverisë për hyrjen e xhandarmerisë serbe në territorin e Kosovës paraqiti, deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi.

    Ai tha se vet qeveria ka pasur qëndrime të ndryshme për këtë çështje dhe kërkoi qëndrim zyrtar nga vartësi i kryeministrit Hoti.

    Krasniqi: Kemi një paqartësi shumë të theksuar të ndërhyrjes së xhandarmerisë serbe në Karaçevë.

    “E kemi një paqartësi shumë të theksuar të ndërhyrjes së xhandarmerisë serbe në Karaçevë. Kemi deklarime të ndryshme prej qeverisë së njëjtë. Derisa kryeministri Hoti thotë se në rregull faleminderit KFOR-it. I keni respektuar patrullimin të sinkronizuar. Ministrja e Jashtme thotë se nuk ka qenë patrullim i sinkronizuar. Bile ajo thotë se kjo është shkelje e sovranitetit siç po thonë edhe ne që e demanton kryeministrin e vet. Problemi ditor tashmë është diskrepanca dhe dallimet që i ka qeveria dhe partnerët e koalicionit”, tha ai.

    E sipas zëvendëskryeministrit, Tahiri informatat zyrtare i kanë se ky ka qenë patrullim i sinkronizuar.

    Tahiri: Informatat zyrtare i kemi se ky ka qenë patrullim i sinkronizuar

    “Informatat që i kemi zyrtare prej KFOR-it se ky ka qenë patrullim i sinkronizuar i përbashkët, ky ka qenë informata që e kam marrë unë prej kryeministrit”, tha ai

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.