×
  • Lajme
  • Lajme

    Kastrati: Kurti në luftë personale me Thaçin, nuk deshi ta printe dialogun me Serbinë

    FrontOnline
    11 Maj 2020

    Profesori universitar, Ardian Kastrati, ka thënë që kryeministri në detyrë, Albin Kurti, pasi nuk mundi të printe në raport me dialogun me Serbinë, e kishte personale me presidentin Hashim Thaçin.

    “Kurti nuk mund të dilte i pari që të udhëhiqte dialogun dhe kjo është luftë personale”, ka thënë Kastrati në Info Magazine në Klan Kosova.Sipas tij, qasja e Kurtit me SHBA-të ka qenë “skandaloze” dhe “jonormale”.

    “Nuk është gjuhë konstruktiviste. Ka qenë shumë agresiv kur nuk është dashur. Kryeministri në detyrë u bë agresiv dhe tash e kemi një çarje të relacioneve me SHBA-të. Po i referohem të gjithë komunikim të tij me ta, deri tani e cila burim të krizës e ka protagonizmin vetjak të Kurtit”.

    “Kurti e kishte në dorë situatën që t’i printe dialogut me Serbinë. Nuk e deshi, iku u vetdorëzua. Kurti me këtë refuzim ndaj SHBA nuk bën asgjë të re. Ka qenë konsistent në qëndrimet me rezerva ndaj SHBA-ve për shkak të arsyeve ideologjike të tij”.Kastrati ka theksuar se e vetmja gjë për të cilën ai pajtohet me Lëvizjen Vetëvendosje, është ligji anti- mafia.

    “Një pikë e vetme ku pajtohem me VV-në dhe liderin e saj në aspketin politik, është ajo për të bërë ligjin anti – mafia dhe për t’ konfiskuar pasuritë të gjithë zyrtarëve dhe ministrave, që kanë keqqeverisur me korrupsion dhe nepotizëm për 20 vjet; pa dallim të asnjë partie politike”.“Është anakronike se pikërisht sot nga ata ish -zyrtarë dhe ish ministra që kanë aderuar në VV, të cilët portretizohen si të korruptuar në opinionin publik, na mbajnë ligjërata neve se si duhet të mbahen reformat dhe kjo është absurde, gjë për të cilën nuk pajtohem”.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.