×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Financa

    Kaq para shpenzuan zëvendësat dhe këshilltarët e tij për katër muaj

    FrontOnline
    19 Qershor 2020

    Mbi 140 mijë euro janë shpenzuar nga Albin Kurti dhe këshilltarët e tij dhe zëvendëskryeministrat për katër muaj. Gazeta Express ka siguruar të dhënat  përmes kërkesës për qasje në dokumente publike dhe u sjell detaje mbi shpenzimet që kanë bërë ata për udhëtime jashtë vendit, karburante, dreka zyrtare e telefona.

    Më 3 shkurt të këtij viti, Albin Kurti erdhi në krye të Qeverisë së re. Por, qëndrimi në këtë pozitë nuk i zgjati edhe shumë.

    Pas më shumë se një muaji nga dita që u zgjodh kryeministër, me 82 vota për, 32 kundër dhe një abstenim, deputetët votuan pro mocionit të mosbesimit të qeverisë, duke e shkarkuar kështu qeverinë e udhëhequr nga Kurti.

    Por, gjatë kohës sa ishte në krye të ekzekutivit, Kurti dhe këshilltarët e tij i kanë shpenzuar buxhetit mijëra euro. Gazeta Express ka siguruar të dhënat mbi shpenzimet e Kabinetit të Kurti, përmes kërkesës për qasje në dokumente publike.

    Sipas dokumenteve të siguruara përmes kësaj kërkese, Albin Kurti, Haki Abazi, Erzen Vraniqi, Milot Cakaj, Avdullah Hoti (i shkarkuar nga Kurti pas votimit për rrëzimin e Qeverisë), Ardita Dushi e Gazmend Qorraj, i kanë shpenzuar buxhetit të shtetit afër 12 mijë euro brenda katër muajve. Nga kjo shumë, pesë mijë euro figuron se janë shpenzuar nga Kurti.

    Pas Kurtit, me shpenzime renditet këshilltari i tij Erzen Vraniqi, pasuar nga ish zëvendëskryeministri Avdullah Hoti.

    Më së shumti shpenzime po del të jenë bërë për paga, karburante për vetura dhe dreka zyrtare, saktësisht 81 mijë e 387 euro.

    Vetëm për një drekë më 29 shkurt në Prevallë, ku kabineti qeveritar kishin shkuar për të harmonizuar marrëveshjen për koalicionin qeverisës, ishin shpenzuar mbi 1 mijë e 300 euro.

    “Te kategoria “drekat zyrtare” përfshihen shpenzimet për tërë kabinetin përkatës, gjithashtu te ZvK Haki Abazi është përfshirë edhe dreka në restaurant Sharri në vlerë 1 mijë e 375 euro”, thuhet në sqarimin e Zyrës së Kryeministrit.

    Një shumë jo e vogël parash janë shpenzuar edhe për udhëtimet jashtë vendit. Shpenzimet gjatë udhëtimeve zyrtare, mëditjet dhe akomodimi gjatë këtyre udhëtimeve kanë kushtuar mbi 10 mijë euro, derisa për shërbime telefonike janë shpenzuar rreth 4 mijë euro.

    Ndryshe, me 82 për, 32 kundër dhe një abstenim, deputetët e Kuvendit të Kosovës votuan më 25 mars, pro mocionit të mosbesimit të qeverisë, duke e shkarkuar kështu qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti i partisë Vetëvendosja

    Mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë Kurti u inicua nga partneri i koalicionit me Kurtin, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) pas një serie përplasjesh mes dy partive. Të gjitha grupet e tjera parlamentare në Kuvendin e Kosovës, përfshirë edhe listën Srpska votuan pro mocionit të mosbesimit e kundër qeverisë Kurti, duke e lënë të vetme Vetëvendosjen.

    Pas shkarkimit të tij, në krye të ekzekutivit u zgjodh dikur zëvendësi i Kurtit, Avdullah Hoti.

    Maca e zezë sjell super çmime ne Petrol Company!
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.