×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kapet porositësi dhe organizatori i dy vrasjeve që tronditën Elbasanin

    FrontOnline
    18 Shtator 2020

    Policia e Elbasanit njofton se ka arrestuar një 34-vjeçar, pasi me prova është dokumentuar se është porositësi dhe ekzekutuesi i 2 vrasjeve të ndodhura në muajin korrik në Elbasan.

    Në pranga ka rënë shtetasi Erion Alibej, për të cilën gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”.

    Ai është organizatori dhe porositësi i dy vrasjeve të ndodhura gjatë muajit korrik 2020, në qytetin e Elbasanit, atë të Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt.

    Njoftimi i policisë:

    Elbasan

    Vijon operacioni policor i koduar “Shkumbini”, i zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, nën drejtimin e  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

    Zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore veprimtaria kriminale në fushën e krimeve ndaj personit, e 34-vjeçarit që është organizatori dhe porositësi i dy vrasjeve të ndodhura gjatë muajit korrik 2020, në qytetin e Elbasanit.

    Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 34-vjeçarin, për veprën penale “Vrasja me paramendin” kryer në bashkëpunim.

    Në vijim të punës të bërë nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për dokumentimin e plotë të dy vrasjeve të ndodhura gjatë muajit korrik në Elbasan, pasi një pune hetimore dymujore u bë e mundur zbardhja e plotë e këtyre ngjarjeve.

    Në këtë kuadër, paraditen e sotme, nga strukturat e DVP Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, në vijim të operacionit policor të koduar “Shkumbini”, u bë ekzekutimi i masës së sigurisë “Arrest në burg”, lëshuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, bazuar në provat e grumbulluara gjatë hetimit nga strukturat hetimore, për shtetasin E. A., 34 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim.

    Nga hetimet e kryera rezultoi se ky shtetas është organizatori dhe porositësi i dy vrasjeve të ndodhura më datë 20 korrik në qytetin e Elbasanit, në lagjen “28 Nëntori”, ku u vra me armë zjarri shtetasi Emiljano Ramazani dhe i vrasjes së ndodhur më datë  29.07.2020, në afërsi të varrezave të qytetit, ku mbeti i vrarë me armë të ftohtë shtetasi Regis Runaj.

    Nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, po hetohet për përfshirjen e këtij shtetasi në ngjarje të tjera të rënda kriminale të ndodhura kohët e fundit në Elbasan.

    Kapet porositësi dhe organizatori i dy vrasjeve që tronditën

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni15 Mars 2025
    Studentë dhe qytetarë kanë mbërritur në Beograd që herët në mëngjes, në një protestë të madhe nën sloganin “15 për 15” që...
    Bota/Rajoni15 Mars 2025
    Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, i ka vlerësuar si “të mira dhe produktive” bisedimet e zhvilluara me presidentin rus Vladimir Putin mbi...
    Bota/Rajoni15 Mars 2025
    Presidenti serb Aleksandar Vuçiq mbrëmë iu drejtua publikut një ditë para protestës së madhe të paralajmëruar për sot në Beograd në lidhje...
    Të tjera
    Vip14 Mars 2025
    Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Anisa Veseli, ka rrëfyer për emisionin “Piranjat” se është mashtruar dhe abuzuar nga klinika mjekësore Apluss...
    Lajme14 Mars 2025
    Lista prej qindra dëshmitarëve, në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, në Dhomat e Specializuara për Kosovën, po shkon drejt përmbylljes. Deri...
    Lajme14 Mars 2025
    Kryetari i PSD’së, Dardan Molliqaj ka theksuar se opozita nuk ka mundësi për të formuar një qeveri, pasi partitë opozitare, përveç Nismës,...
    Lajme14 Mars 2025
    Ish-nënkryetari i OVL-UÇK’së, Nasim Haradinaj me anë të disa vargjeve ka kujtuar vizitën e djeshme të ish-presidentit Hashim Thaçi, ku vizitoi babanë...
    Bota/Rajoni14 Mars 2025
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në Vlorë, ku një grua nën ndikimin e alkoolit e ka përplasur disa...
    Bota/Rajoni14 Mars 2025
    Presidenti francez Emmanuel Macron i ka bërë thirrje Rusisë që të pranojë propozimin e armëpushimit 30 ditor. Macron ka nënvizuar se ka...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.