×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kanye West zbulon se cila është gjëja e parë që do të ndryshojë pasi të zgjidhet president i ShBA-ve

    FrontOnline
    07 Korrik 2020

    Kanye West ka njoftuar se po kandidon për president të Shteteve të Bashkuara pak ditë më parë.

    Bashkëshortja e reperit, Kim Kardashian, më parë tha se ai do të kandidonte për president në 2024, për të shmangur përplasjen kokë më kokë me presidentin aktual, Donald Trump.

    Por, Kanye ndryshoi mendje dhe vendosi ta fillojë karrierën e tij politike këtë vit.

    Në vitin 2018, kur ai njoftoi për herë të parë interesin që kishte për postin e presidentit, Kanye zbuloi gjënë e parë që do të bënte kur të zgjidhej si i tillë: do të riemëronte aeroplanin privat të presidentit.

    Ai shkroi në Twitter: “kur të bëhem president duhet të ndryshoj emrin e aeroplanit nga ‘Forca Ajrore’ në ‘Forca Yeezy’. “

    Yeezy është nofka e Kanye, si dhe emri i linjës së tij të veshjeve, për të cilin ai mendon se është një emër i mirë edhe për një aeroplan presidencial.

    Ylli, i cili e adhuron Trump, e quajti atë “vëllain” e tij dhe tha se ata të dy kanë “energji dragoi”.

    Por Kim nuk ishte shumë e kënaqur me cicërimën dhe e kontaktoi Kanye menjëherë.

    Ai më vonë shtoi: “Gruaja ime thjesht më telefonoi dhe donte që këtë t’ia bëja të qartë të gjithëve. Unë nuk pajtohem me gjithçka që bën Trump. Unë nuk pajtohem 100% me askënd, përveç vetes time.”

    Kjo ndodhi pasi Kanye postoi dhe më pas fshiu një postim në twitter, i cili zbulonte se do të kandidonte për president në 2024-ën. Ai ndau një përmbledhje të pesë posterave identikë të varur në një mur jashtë asaj që dukej se ishte një dyqan apo ndërtesë zyre.

    Në fund të posterave ishte një hashtag që lexonte “# Kanye2024”

    Kanye ndau foton në Twitter krahas një simboli të një fytyre të menduar, por e fshiu brenda disa minutash.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.