×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kanuni në fuqi: Besa përfundoi/ Nikolin Zefit i ka mbërritur mesazhi, një vëlla e ka në burg dhe tjetrin ia vranë

    FrontOnline
    25 Korrik 2020

    Nikolin Zefi jeton me peshën e dy lloj ligjeve, jo vetëm ligjet e shkruara që rëndojnë mbi të gjithë, por edhe një lloj ligji tjetër, atë të kanunit.

    Atij i kanë dërguar mesazh sipas zakonit që të ruhet pasi i ka përfunduar afati i besës, një afat që iu vendos nga hasmi pasi i vëllai, Ndue Zefi vrau për shkaqe banale në shkurt 2019 Martin Ndrecën. Por pa mbushur viti Nikoli humbi vëllanë tjetër, Eri Zefin , 35 vjeç, që u gjet i pajetë në një kanal. Atij nuk i kishin dhënë besë ndaj Nikolini është i bindur që ju vra për gjakmarrje dhe se tashmë armët nuk kanë pse të qëndrojnë gati për të

    “Jam një mijë përqind i bindur, ata ma kanë vrarë vëllanë, më kanë çuar njerëZ më kanë thënë: Nikolin ruhu se të ka mbaru besa, unë s’mund t’u them mos më vrit. Vëllait tim, Erit nuk i kanë dhënë besë, mua më dhanë besë”, shpreht Nikolin Zefi.

    Anila Hoxha: Çfarë është dhënia e besës?

    “Domethënë unë kam patur të drejtë me lëviz me dalë, kurse vëllai Eri jo. Në atë kohë që ma kanë vrarë vëllanë unë kam patur edhe një muaj besë me lëviz.”

    Anila Hoxha: Çfarë do të thotë një muaj besë

    “Do të thotë që ke të drejtë me lëviz nga shtëpia.”

    Anila Hoxha: Ku referohet ky koncept një muaj besë, në çfarë rregullash

    “Në bazë të kanunit a e ke parasysh, tani mua besa më ka mbaruar qysh gjashtë shtatë muaj.”

    Për vrasjen e Eri Zefit mbahet në burg Mikel Alia dhe hetimet kanë ngecur në pritje të një letërporosie që do të saktësojë nëse i riu u vra me porosi për motive gjakmarrjeje. Derisa kjo të ndodhë mbi Nikolinin kanë fuqi vetëm ligjet e kanunit.

    Çfarë ndodh kur vritesh për gjakmarrje?

    “Ai që është burrë të çon fjalë të thotë jemi një me një , unë të kam vra, kur më vranë vëllanë ju çova fjalë ju thashë ju më keni vra. Unë s’kam si me u rujt, duhet të dal të ushqej fëmijët, kam kalamaj.”

    Ndërkohë priten disa letërporosi nga jashtë vendit për të saktësuar nëse u krye apo jo vrasja e të riut për motive gjakmarrjeje.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.