Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një femër e dyshuar, pasi që e njëjta përmes rrjeteve sociale ka kanosur një mashkull, transmeton Front Online.
Sipas policisë, e dyshuara është dërguar në mbajtje.
“Rr Kongresi i Elbasanit Prishtinë 26.09.2020 21:15. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta përmes rrjeteve sociale ka kanosur viktimën mashkull kosovar. Me urdhër të prokurorit e dyshuara pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, është thënë në raportin 24 orësh të policisë.